• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

SHBA-ja i kërkon Kinës të ndalë provokimet ndaj Tajvanit

...

Kontributor
LV
0
 

SHBA-ja i kërkon Kinës të ndalë provokimet ndaj Tajvanit​



tajvan.jpg



Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësimin e tyre për rritjen e aktivitetit ushtarak të Kinës pranë Tajvanit.

SHBA-ja vlerëson se presioni ushtarak i Kinës kundër Tajvanit minon paqen dhe stabilitetin rajonal.
Ne i bëjmë thirrje Pekinit të ndërpresë presionin dhe forcën ushtarake, diplomatike dhe ekonomike kundër Tajvanit“, tha të dielën një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, raporton Reuters.

Më 2 tetor, Tajvani ka raportuar se 38 aeroplanë ushtarakë kinezë kanë kaluar në zonën e saj të mbrojtjes të premten, çka përbën inkursionin më të madh të Pekinit deri më tani.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë se aeroplanët, duke përfshirë bombarduese me kapacitet bërthamor, kanë hyrë në këtë zonë në dy periudha.

Tajvani është përgjigjur duke aktivizuar aeroplanët që ka, ashtu sikurse sistemet raketore.
Tajvani është një rajon demokratik dhe thotë se është i pavarur, por Kina e sheh si një provincë të shkëputur.


Top Channel
 
Back
Lartë