• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Shansi i fundit për Panuccin

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
panucci-401x257.jpg
Ishte data 19 korrik e vitit 2017, Christian Panucci prezantohej në krye të kombëtares shqiptare duke i marrë stafetën Gianni De Biasit.

Në mediet italiane mori dhenë lajmi se stoli i Shqipërisë do të mbetej sërish “i tyre”. Në fakt, përtej Adriatikut kishte dhe prej atyre që kishin guxim të shpreheshin se ky ishte shansi i vërtetë i Panuccit për të treguar se është trajner. Si lojtar nuk mund t’i heq askush asnjë cen, por si trajner ka shumë dilema për numrin një të stolit kuqezi.

Italiani nuk ka mrekulluar askënd me punën e tij, as në vendin tonë. Skuadra përfaqësuse po zhvillon ndeshje shumë të dobëta dhe rotacioni i brezave që tentoi Panucci ngeci. Madje, 45-vjeçari në listën e fundit i habiti të gjithë kur nuk grumbulloi as Ramadanin e as Qakën, të dy kishin vazhdimësi me ekipet e tyre, por u aktivizuan dhe si titullarë në Kombëtare. Një tjetër “autogol” i Panuccit është Ansi Agolli.

Tekniku nuk e mori në kombëtare në momentin që Agolli ishte në formë shumë të mirë dhe po luante rregullisht me justifikimin se është “i vjetër”, ndërsa për ndeshjet e radhës në UEFA Nations League e grumbulloi. Italiani ka dhe një problem tjetër, pasi nuk e ka grupin me vete. Nëse De Biasi pati goxha suksese se i mblodhi lojtarët, italiani tjetër nuk po arrin ta bëjë.

Takimet e radhës me Izraelin dhe Skocinë janë mjaft të rëndësishme dhe për të ardhmen e italianit në krye të Shqipërisë. E dimë, Panucci nuk ka yje në skuadër, madje ka lojtarë që preferojnë të mbesin pa ekipe se sa të pranojnë oferta “modeste”, por sërish rezultatet e tij janë skandaloze.

Në 8 ndeshje me skuadrën tonë, ai ka 2 fitore, 1 barazim dhe 5 humbje. Fitore detyruese ndaj Lihtenshtejnit (2-1) dhe me Turqinë (2-3), barazim me Maqedoninë 1-1, dhe ë gjitha të tjerat humbje. Spanja na mposhti 3-0, ndërsa Italia 0-1, disfata të pranueshme, deri diku e kaperdijmë dhe fitoren 0-1 e Norvegjisë në Elbasan, por shkatërrimi nga Kosova 0-3 dhe Ukraina 1-4 nuk kanë asnjë justifikim për Panuccin.

The post Shansi i fundit për Panuccin appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë