• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Sfinksi, legjenda e Princit

Juno

Kontributor
LV
0
 
Disa prej të vetmëve fakte për të cilët ekspertët bien dakord në lidhje me Sfinskin e Madh të Gizës është se ajo është një prej statujave më të mëdha dhe më të lashta në botë dhe që ka trup luani dhe kokën e një faraoni egjiptian. Pjesa tjetër është e mbushur me spekulime dhe legjenda.


Një prej legjendave të thëna e rithëna për Sfinksin është ajo në lidhje me princin e Egjiptit, i njohur si Princi Tutmos. Gjyshi i princit ishte Tutmosi III, i cili e kish prejardhjen nga Mbretëresha Hatshepsut. Sipas legjendës, Ptinci Tutmos ishte i preferuari i babait, gjë që e bënte objekt të xhelozisë së madhe të vëllezërve dhe motrave. Disa madje komplotuan për ta vrarë. Për shkak të trazirës së madhe në jetën e tij personale, Tutmosi preferoi të qëndrojë larg shtëpisë dhe nisi të shpenzojë shumë kohë në Egjiptin e epërm dhe në shkretëtirë. Duke qenë një njeri i fortë dhe i aftë, ai shijonte shumë gjuetinë. Një ditë gjatë gjuetisë, Tutmosi la dy shërbëtorët e tij në nxehtësinë e ditës dhe shkoi të lutet pranë piramidave. U ndal para Sfinksit, që në ato ditë njihej si Harmakis – zoti i Diellit që lind. Statuja gjigande ishte e mbuluar me rërë deri në supe. Tutmosi i nguli sytë Sfinksit, duke u lutur që ai t’i largojë gjithë problemet. Krejt papritur, u duk se statuja e madhe erdhi në jetë dhe një zë i fortë u dëgjua nga brenda saj. Sfinksi i kërkoi Tutmosit ta clironte nga pesha e rëndë e rërës që e mbante poshtë. Ndërkohë që fliste, sytë e Sfinksit u bënë kaq të shndritshëm, saqë Tutmosi nuk i përballoi dot dhe ir a të fikët.

Kur u zgjua, dita kish nisur të perëndonte. Tutmosi u ngrit ngadalë dhe më pas iu betua Sfinksit se nëse do të bëhej Faraon, ai do ta hiqte të gjithë rërën që e kish mbuluar dhe do ta përjetësonte këtë ngjarje në gur. Pikërisht këtë bëri. Sic e do legjenda, Tutmosi u bë sundimtar i ardhshëm i Egjiptit dhe i la pas problemet e tij. Kjo histori fitoi famë afro 150 vjet më parë kur një arkeolog pastroi rërën nga sfinksi dhe gjeti një tabletë guri mes putrave të tij, ku ishte shkruar historia e Princit Tutmos dhe betimi që ai i kish bërë Sfinksit të madh të Gizës.
 
Back
Lartë