• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Serie A thyen rekord të ri

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Raundi i hapjes së kampionatit kishte mesatarisht 26,000 spektatorë – një rekord i ri që nga Seria A u rrit në 20 ekipe në edicionin 2004/05.

Ardhja e disa emrave të mëdhenj dhe sezoni që filloi më vonë se zakonisht, mendohet të jetë prapa rekordit, përcjell lajmi.net.

Pjesëmarrja më e madhe ishte në ‘Giueseppe Meazza’, ku 64.198 tifozë u paraqitën për të parë Interin në fitoren 4-0 ndaj Lecce.

Në vendin e dytë ishte ‘Olimpico’ me 38.779, ku tifozët patën mundësi të shohin një mori golash në barazimin 3-3 të Romës me Genoan.

‘Artemio Franchi’ u rendit në vendin e tretë ndërsa 33.614 panë spekaklin mes Fiorentinës dhe Napolit, e cila përfundoi 4-3 në të mirë të mysafirëve.

Dy raundet e fundit të Serie A kishin shënuar një mesatare prej rreth 22,000 tifozëve. /Lajmi.net/


Shkruar nga: Blendi Bugari
 
Back
Lartë