• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

SERIA A/ Napoli kërkon Frederik Veselin

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
fre-300x300.jpg
Një tjetër futbollist i Kombëtares shqiptare për Napolin.

Pas Elseid Hysajt që ka shkëlqyer në San Paolo prej transferimit në verën e vitit 2015, tashmë kryesuesit e Serisë A kanë hedhur sytë edhe nga Frederik Veseli.

Drejtuesit e klubit të kaltër po mendojnë për të ardhmen dhe ndjekin me kujdes lojtarët e Serisë B, që vlerësohen se kanë potencialin për t’u shndërruar në yje të ardhshëm të ekipit. Mes emrave të lakuar figuron edhe Veseli i Empolit.

Drejtori sportiv Giuntoli ka nisur bisedimet me homologët e skuadrës toskane, duke shfrytëzuar edhe marrëdhëniet e mira që kanë dy klubet.

Kuqeziu është kthyer në titullar të padiskutueshëm te Empoli, prej transferimit në vitin 2016. Në këtë sezon Veseli ka luajtur titullar në 19 nga 23 javët e Serisë B, me skuadrën që momentalisht pozicionohet në vendin e tretë dhe është në garë për tu kthyer në elitën e futbollit italian.

Te 25-vjeçari, me një të kaluar te Manchester City dhe Manchester United, vlerësohet fakti që përveç pozicionit në qendër të mbrojtjes, ai mund të luajë edhe në mesfushë.

Për momentin negociatat janë në fazën fillestare, por nuk përjashtohet që Napoli të finalizojë marrëveshjen në muajt në vazhdim, për ta pasur Veselin në dispozicion për sezonin e ardhshëm.
 
Back
Lartë