• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Serbët shfryjnë fantazinë: Gjyqtari i mori 2 milion euro nga mafia shqiptare

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
granit-xhaka-switzerland-serbia-world-cup-2018_11tgv0zwq4kg3136x64qn1r6dd.jpg
Ishte një vendim shumë i dyshimtë, ai i FIFA-s që vetëm pas një ndeshje të gjykuar, e dërguan në shtëpi arbitrin gjerman.

Feliks Bryzh nga Mynihu është arbitri që përfaqësoi Gjermaninë në Botëror. Ai gjykoi vetëm një ndeshje dhe më pas nuk u pa më në fushën e blertë.

Kjo, sepse ai u kontestua shumë nga pala serbe pas një 11-metërshi të mohuar për skuadrën e tyre. Por, arbitri tani ka folur për herë të parë që pas përjashtimit nga turneu.

Ai pretendon se nuk është ndihmuar nga kolegët e tij që ndodheshin në sistemin “VAR”.

Bëhet fjalë për Feliks Zvajer që gjykon me Bryzhin në kampionatin gjerman.

“Kolegët që ndodheshin në ‘VAR’ nuk më ndihmuan të merrja një vendim të saktë në rastin e pretenduar për penallti nga Serbia”, mendohet të jetë shprehur arbitri gjerman.

Një rast ky që ka ngjallur shumë polemika, pasi Serbia u mund në fund të takimit me rezultatin 2-1 nga Zvicra.

Serbët të tërbuar bënë një ankimim në FIFA, ku përveç këtij momenti ata akuzonin arbitrin gjerman për një gjykim në favor të skuadrës zvicerane.

“Arbitri fliste gjatë gjithë ndeshjes gjermanisht me lojtarët zviceranë duke mos u treguar aspak profesionist në fushën e lojës”, u shpreh federata serbe pas ndeshjes.

Ndërkohë, gazeta serbe “Informer” ka botuar në faqen e parë një shkrim ku akuzonte arbitrin gjerman se kishte marrë 2 milionë euro nga mafia shqiptare për të favorizuar Zvicrën.

Në Serbi humbja dhe eliminimi nga Botërori duket se i ka detyruar gazetarët të shfrenojnë fantazinë, pasi ky lajm është i rëndë për të qenë real.

Feliks Bryzh është prej kohësh një nga arbitrat më të mirë në Bundesligë dhe në arenën ndërkombëtare ka gjykuar shumë ndeshje të rëndësishme. Përfshi këtu edhe ndeshjen e finales së Champions-it midis Realit të Madridit dhe Juventusit në finalen e luajtur në Cardif.

The post Serbët shfryjnë fantazinë: Gjyqtari i mori 2 milion euro nga mafia shqiptare appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë