Nje nder semundjet qe ndeshim keto kohe vere eshte edhe Otiti. Ai perfaqeson nje inflamacion te veshit dhe pergjithesisht lokalizohet ne brendesi te veshit .
Ne termin Otiti perfshijme :
Otiti i jashtem ( otitis externa ) ndodh ne zonen qe lidh veshin e jashtem me veshin e mesem
Otit i mesem ( otitis media ) ndodh ne zonen mes daulles se veshit dhe veshit te brendshem
Otit i brendshem ( otitis interna ) qe ndodh ne thellesi te veshit dhe deri tek zingjiri i kockave te degjimit .
Otitet ndahen ne akute dhe kronike .
Simptomat
Otiti karakterizohet nga disa simptoma lehtesisht te percaktueshme sic jane : skuqje e veshit , kruarje , nje dhimbje persistente dhe here here pulsuese ne vesh , formim me ose pa rrjedhje te qelbit , renie te degjimit .
Otiti prek pothuajse te gjitha moshat por ato me te ndjeshmet jane moshat pediatrike . Tek foshnjet e vogla vihet re nje reagim i tyre me ane te tundjes se kokes ose me ane te prekjes se veshit me dore. Pergjithesisht shoqerohet me te qara te shumta dhe kane tendence qe te qetesohen ne rast se ju krijon nje shtypje te lehte ne zonen e veshit.
Otiti tek femijet mund te jete i lokalizuar ne nje apo edhe ne dy veshet .
Mes komplikimeve të otitisit akut është shpimi i membranës timpanike që shoqërohet me nxjerrjen e qelbit dhe dhimbje të menjëhershme. Otitis mesatar purulent mund edhe të shpërndahet në strukturat e poshtme të nofullës (mastoidite) por një situatë e tillë ndodh rrallë. Keto jane disa nga simptomat me kryesore por mund te ndeshemi edhe me nderlikime te tjera te cilat shpesh here shfaqen edhe ne menyre agresive.
Nga se shkaktohen
Otiti si shkaktar kryesor ka infeksionet bakterore. Sekrecionet me infeksione bakterore mund te mbidhen ne zgavren e veshit dhe per pasoje te shkaktojne edhe nje bllokim te rrugeve te sekrecioneve te infektuara ne veshin e mesem .
Tek shkaktaret e otitit edhe pse me rralle mund te permendim edhe infeksionet mykotike dhe ato virusale .
Nje nga menyrat e ndeshjes me otitin eshte edhe ekspozimi ndaj ujit te pishinave , deteve apo liqeneve gjate notimit . Ne kete rast uji i kontaminuar ne kontakt me pjesen e brendshme te veshit ben te mundur instalimin e infeksionit bakteror.
Edhe perdorimi i kunjave te vesheve apo formave te tjera te higjenes se vesheve mund te behet shkak per te krijuar otit pasi shpesh here gervishtin indet delikate ne brendesi te veshit.
Duhet bere kujdes edhe per ata persona qe perdorin proteza qe rrisin degjimin , kufje te brenshme apo forma te tjera teknologjike qe vendosen brenda kanalit te veshit pasi edhe keto mund te kthehen ne burim infeksioni . Shpesh here edhe disa tipa termometrash elektronik te cilet vendosen ne zgavren e veshit per te matur temperaturen mund te perbejne nje rrezik serioz sidomos ne rastet kur i njejti termometer perdoret tek shume femije pa marre masat e duhura te dezinfektimit te tij.
Tek Otiti i mesem rruga me e shpeshte eshte rruga nepermjet tubit te eustakit. Rruga hematogene eshte e rralle dhe ndodh ne rastet e semundjeve infective si fruth, rubeole, skarlatine, tifo dhe septicemia. Nga kanali i jashtem i degjimit infeksioni kalon ne veshin e mesem duke perforuar membrane timpanike ose nepermjet nje perforacioni te meparshem sidomos nga futja e ujit te ndotur ne vesh. Metodat jo korekte te heqjes se trupave te huaj nga veshi gjithmone mund te sherbejne si nje shkak.
Diagnoza ( tek otiti i mesem si me i shpeshti )
Ne fazat e hershme ne otoskopi verehet hiperemi opacitet dhe infiltrimi i membranes timpanike, zhduken konturet e dorezes se cekicit dhe procesi i shkurter. Pacienti paraqet ulje konduktive te degjimit. Ne fazen maksimale te eksudacionit shfaqet bombimi i membranes timpanike vecanerisht kuadrati posterjo-superjor, ne kete faze vrehen pulsacionet e membranes timpanike. Shoqerimi i otitit me mastoidit vrehet me shfaqien e dhimbjes kur shtypim regionin mastoidien retroaurikular.
Ne fazen e dyte kemi rupture spontane te membranes timpanike dhe rrjedhjen e pusit nga membrana timpanike ne kanalin e jashtem te degjimit zakonisht pa ere ne forme pulsimi. Per verifikimin e diagnoses dhe per te pare shtrirjen e infeksionit ne rastet qe infeksioni shoqerohet me paralyze facial, marrje mendesh, vertigo, ulje te madhe neurosensorjale te degjimit na ndihmojne Ro-grafite konvecionale, CT.
Mjekimi
Perdorimi i antibiotikeve me doza te larta 48 ore pas fillimit te semundjes kur situate perkeqesohet. Marrja e kultures per antibiograme ne rastet kur membrana timpanike eshte perforuar para fillimit te antibiotikeve. Perdorimi i dekogjestionuesve nazofaringeale. Perdorimi i analgjezikeve te cilet japin nje qetesim te pacienti dhe mbajtja e tij nen kontroll.