• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

“S’do t’ju bëjmë keq”/ Të miturit shohin pamje tmerri, momenti kur dy shqiptarët qëllohen me breshëri plumbash duke pirë kafe në Greqi.

...

Kontributor
LV
0
 

“S’do t’ju bëjmë keq”/ Të miturit shohin pamje tmerri, momenti kur dy shqiptarët qëllohen me breshëri plumbash duke pirë kafe në Greqi. Njëri priste jashtë dhe…​



image-4.jpg

Minuta tmerri, mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit të sherrit në një furrë buke në Voula të Athinës ku u qëlluan me armë zjarri dy shqiptarë, të cilat ndodhen në spital.

Gjithashtu nga ngjarja mbeti i plagosur edhe një irakian. Në pamjet e kamerave të sigurisë së biznesit duket momentit kur personat e përfshirë largohen me vrap pas sherrit dhe të shtënave me armë zjarri.

Sipas mediave greke, dy persona raportohet se po pinin kafe në furrën e bukës kur papritur u shfaq një xhip me katër persona, të cilët ishin shqiptarë. Dy persona zbritën dhe iu afruan tavolinës ku të dy burrat po pinin kafen. Papritur mes tyre ka shpërthyer një debat, ku njëri nga dy personat ka goditur tjetrin me karrige.

Personi që priste jashtë, nxitoi brenda për të ndihmuar shokët e tij dhe më pas nxorën armët. Kur tentuan të largoheshin, ata hapën zjarr. Gjithsej tre persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve shqiptarë.

Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur përpara syve të fëmijëve të moshës 12-13 vjeç. Nga frika, fëmijët u fshehën. Autorët iu drejtuan duke u thënë “mos u shqetësoni, nuk do t’ju bëjmë keq”.

Pas ngjarjes ata u larguan me shpejtësi, ndërsa policia është vendosur në kërkim të tyre. Paraprakisht, mediat greke thonë se bëhet fjalë për një larje hesapesh.

(BalkanWeb)
 
Back
Lartë