Sot ne mengjes, ne bar, me pyeti nje zoteri:
- E di ti c'eshte miqesi?
Isha gati te pergjigjesha por ai me nderpreu:
- E shikon ate zoterine e ulur atje? Eshte shoku im me i mire. Te dy kemi lindur ne '39, jemi rritur bashke. Ai ka qene deshmitar ne martesen time, e une ne te tijen. Kemi blere toke per pune dhe cdo dite vinim ne kete bar, merrnim Bianchino dhe lexonim gazeten. Ai me lexonte, se une nuk di te lexoj dhe e degjoja. Ne '78 ne u zume dhe qe nga ajo dite nuk kemi folur me njeri- tjetrin, as nje pershendetje. Eh, qe nga viti '78 vijme ketu cdo dite, ne te njejten ore, vetem shihemi, nuk pershendetemi. Cdo dite ai merr gazetat dhe i lexon ato me ze te larte. Njerezit mendojne se eshte i cmendur, por ai e ben kete per mua!