• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Samsung, gjiganti i parë teknologjik që do të prezantojë unazën inteligjente

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
1720717043350.png

Samsung është bërë gjiganti i parë teknologjik që do të prezantojë një unazë inteligjente e cila mund të gjurmojë gjumin, lëvizjen dhe rrahjet e zemrës.

Kompania njoftoi unazën Galaxy si pjesë e teknologjisë së saj më të fundit, së bashku me një Galaxy Watch Ultra.


Unaza është planifikuar të prezantohet më vonë këtë muaj, me një jetëgjatësi baterie deri në shtatë ditë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.


E ofruar në tre ngjyra – ari, argjend dhe të zezë – unaza përdor Al për të analizuar të dhënat biometrike të mbledhura nga personi që e mban pajisjen dhe lidhet me aplikacionin shëndetësor Samsung.

Më pas, ajo ka aftësinë të vlerësojë mirëqenien e një individi dhe të jap rezultate e rekomandime si një trajner virtual i fitnesit.


Screenshot_5-15.png


Vendimi për prezantimin e unazës është quajtur “bast interesant” nga eksperti i industrisë dhe analisti Ben Wood.

“Është një makth logjistik duke pasur parasysh se unazat inteligjente zakonisht vijnë në madhësi të ndryshme dhe ngjyra të shumta”, tha Wood.

Ai vlerëson se gjithsej katër milionë unaza inteligjente do të shiten deri në vitin 2025. /Telegrafi/
 
Back
Lartë