• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Salah më në fund flet për Ramosin: Nuk do ta fal kurrë

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
salah-ramos-587x350.jpg
Ylli i Liverpoolit Mohamed Salah, e ka pranuar se largimi nga fusha në finale të Champions League për shkak të lëndimit në shpatull, ishte momenti më i keq në karrierën e tij, duke shtuar se kishte nisur të frikësohej nëse do të luante në Kupën e Botës.

Salah u largua nga fusha në Kiev mes lotëve pas lëndimit që pësoi në duel me Sergio Ramos në pjesë të parë, ku Liverpooli humbi 3-1 nga Real Madridi.

Kanë kaluar 2 javë nga finalja e Champions League dhe Salah për Marca ka treguar se si Ramosi i ka dërguar mesazh, por nuk e ka folur për atë që bëri në fushë.

A ju ka dërguar Ramos mesazh…?

Po, ai më ka dërguar mesazh, por kurrë nuk i kam thënë “në rregull”.

Sergio Ramos deklaroi ditë më parë: Duke parë lojën më mirë ai më kapi më parë nga krahu dhe unë rashë në anën tjetër, në fakt ai e lëndoi krahun tjetër. Çfarë mendoni ju?

Është qesharake”, u përgjigj Salah.

Ramos gjithashtu tha se nëse ai do të ishte lënduar, mund të kishte luajtur pjesën e dytë. A pajtoheni?

(Qesh) Mund të them vetëm se gjithmonë është mirë kur ai që ju ka bërë të qajë për herë të parë, atëherë ju bën të qeshni. Ndoshta edhe ju mund të më thoni nëse do të jem gati për Kupën e Botës, u përgjigj me ironi Salah.

Duke kujtuar atë natë, Salah i tha Marcas: “Largimi nga finalja ishte momenti më i keq në karrierën time”.

“Nisa të mendoj se mund ta humbas Kupën e Botës, ishte shkatërruese”.

Egjipti do të nisë aventurën në Kupën e Botës me Uruguain me 15 qershor, teksa në Grup do të përballet edhe me Rusinë si dhe Arabinë Saudite.

“Për ne, kualifikimi në Kupën e Botës, është si Spanja kur fiton titullin”.
 
Back
Lartë