• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Sa të shëndetshme janë shegët?

...

Kontributor
LV
0
 

Sa të shëndetshme janë shegët?​




Shegët mund të duken si fruta disi të çuditshme. Prerja dhe hapja e tyre, kërkon një farë saktësie. Dhe pastaj a ia vlen të mundohesh aq shumë për të nxjerrë prej andej gjithë ato kokrra të vogla të kuqërremta? Nutricionistët mendojnë se po.

“Shegët janë shumë të pasura me fibra dietike dhe antioksidantë”-thotë Peni Kris-Eterton, profesoreshë e Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë, SHBA. Ngjyra e kuqe e kokrrave të këtij fruti,vjen nga pigmentet bimore të quajtura polifenole, të cilat gjenden në shumë ushqime me bazë bimore, që funksionojnë si antioksidantë në trup, si dhe ndihmojnë në luftimin e inflamacionit dhe plakjes.

Kur hapni një shegë, aty gjeni shumë kokrra të rrumbullakëta që kanë një shije të ëmbël në tëthartë. Gjysma e një filxhani me këto kokrra përmban 72 kalori, 16 gram karbohidrate dhe 3 gram fibra. Po ashtu shegët përmbajnë kanë shumë folate, kalium dhe vitaminën K.

Ato janë me origjinë nga Irani dhe India, dhe njihen ndryshe edhe si “bizhuteritë e vjeshtës”. Sot shegët kultivohen kryesisht në Mesdhe, Lindjen e Mesme, Azinë Jugore dhe pjesë të Arizonës dhe Kalifornisë në SHBA. Që në kohët e lashta, shegët lidheshin me bollëkun, pjellorinë dhe fatin.
Sot besohet se shegët forcojnë shëndetin e zemrës , edhe pse sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA, deri më tani kërkimet mbi këtë fryt janë ende të kufizuara. Kris-Eterton thotë se përmbajtja e antioksidantëve tek shegët, mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit, dhe për pasojëtë sigurojë arterie të shëndetshme.

Megjithatë, mënyra se si shegët ndikojnë në frenimin e sëmundjeve të zemrës nuk dihet, ndaj kjo çështje kërkon studime të mëtejshme. Një përmbledhje e vitit 2017 e botuar në “Pharmacological Research”të 8 testeve klinike, tregoi se lëngu i shegës e ul presionin sistolik dhe diastolik të gjakut.
Efekti mbeti i njëjti edhe kur konsumoni lëng shege në sasi të ndryshme. Autorët arritën në përfundimin se “mund të jetë një lëvizje e duhur ta përfshini këtë lëng frutash në një dietë të shëndetshme për zemrën”. Por nëse lëngu i shegës ndihmon në uljen e kolesterolit, rezultatetjanë të përziera.

Një përmbledhje e vitit 2019 e botuar në “Complementary Therapies in Medicine”shqyrtoi 17 prova, por nuk gjeti ndonjë efekt domethënës mbi kolesterolin. Studiuesit thanë se ishte e vështirë të krahasoheshin testet, pasi ato ishin projektuar ndryshe, dhe nuk përdornin një sasi të qëndrueshme të shegës.

Por për shkak se mund të ulë presionin e gjakut, Kris-Eterton paralajmëron që në fillim të konsultoheni me mjekun tuaj, nëse rast se merrni ilaçe për tensionin. Që të dyja të marra së bashku mund të ulin shumë atë.

Por ashtu shegët mund të ngadalësojnë shpejtësinë me të cilën mëlçia tret disa lloje ilaçesh. Këtu përfshin edhe ato për uljen e kolesterolit, siç janë statinat. Ndërkohë, shegët mund të ndërveprojnë me varfarinën, që përdoret për hollimin e gjakut, duke zbehur kësisoj efektin e saj dhe duke rritur mundësinë e mpiksjes së gjakut. Ndaj para se të konsumoni rregullisht frutat e shegës apo lëngun e saj, konsultoni me një mjek. Një numër i vogël njerëzish, mund të përjetojnë probleme me tretjen siç është diarreja. / bota.al
 
Cila eshte shega na falni :p?


Screenshot_2.png
 
  • Turp
Reactions: ...
Back
Lartë