• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Sa kushton fjala “Falas”?

Dëbora

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
Karakteri i fjalës falas është bërë hirrë,

një hapësirë boshe që mbahet në pesë shkronja,

domethënia e saj ka migruar në qiell,

e verteta e saj e shndërron njeriun në majmun,

pas fytyrës së saj thurren intriga plot pabesi,

ҫiltërsia e saj quhet zhdërvjellje nëpër xhepa,

shkathtësi mashtrimi e fjalës së fundit.

Fjala falas nuk egziston në esence,

kur sot as mëkatet nuk falen,

dashuria shihet nga prizmi i tendencës,

besimi zhgënjehet në komplot,

viktimë e një kurthë që vret me dorëza.

Në shekullin tim,

fjala falas është trendafil me gjemba !..

fb

Për mua fjala FALAS është Entropi. Çrregullim/rastësi totale e përsosur. Pjesë të hudhura në dimenzione pa masë, por që si një bumerang godasin ku dhe si duhet.

Po për ju?
 
Begati te shumta qe na rrethojne dhe i kemi ne trupin tone jane falas. Kemi shiqimin, ndegjimin e shume begati tjera falas, nuk paguajme asgje. Dielli qe na rrezon, eshte falas e shume e shume begati tjera.
Keto qe vin nga Zoti, padyshim qe kane vlere dhe duhet falenderuar, cfare te bejme me fjalen "Falas" qe e perdorin njerezit ?

Well, mire e ka thene Unikkatili ne nje kenge:

"Kurgjo e re, jeta hala pis
Si gjithmon asni sen nuk po vjen gratis"
 
Zhdo gje qe kemi pej zotit e kemi falas ,pas ksaj vijn prindrit,dhe ato ca japin i kena falas,per tjer valla sdi gje falas per vete.
 
Me kerkon ijer i tirons dicka edhe i thash hajde ndr mere ? boni sikur se donte sepse sdonte te thonte qe po vi ndr bir verku ? sa arrita ndr vetem kur bje zylja shif se ka shku te shpia tironci kur ja dhash mtha sa lek asi lek thash e burr i ka ngel menja se harro a thu se ca i kam dhon ?
 
Back
Lartë