• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

"Rruga e qumështit"

Zeus

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
Kjo skulpturë e bukur ka të bëjë me mitin e krijimit të galaktikës sonë, o ndryshe "rruga e qumshtit".
IMG_20221026_071602.jpg
(Hera me Herkulin.
nga Johan Niclas Byström (1783-1848) Pallati Mbretëror në Stokholm, Suedi.)

"Rruga e Qumështit për grekët përfaqësonte qumështin e humbur nga gjiri i perëndeshës Hera (Era për romakët) gjatë ushqyerjes të Herkulit, i cili u derdh në qiell. Herkuli, në fakt ishte djali i Zeusit dhe i Alkmenës (një femër toksore), e cila, nga frika e hakmarrjes të Herës, bashkëshortes së mbretit të perëndive, ajo e braktisi fëmijën menjëherë pas lindjes.
47f7c3a0f1eb1b5d3131f2b2c68caf94.jpg
Zeusi, i cili e donte shumë të porsalindurin, në bashkëpunim me të bijën Athina, bënë të mundur që vetë Hera t'a ushqente me gjirin e sajë fëmijën e braktisur ndërsa ajo po flinte gjumë.
Duke e bërë kështu Herkulin të pavdekshëm nëpërmjet qumshtit hyjnor.
Ndërsa fëmija po pinte qumësht miti tregon që Herkuli i kafshon gjirin nga uria e madhe që kishte.
Hera zgjohet e trembur dhe ndërpret të ushqyerit dhe qumështi që rrodhi prej saj u derdh në hapsirën qiellore.
vista-complessiva-vialattea.jpg
Termi galaktikës sonë ku bëjmë pjesë me si sistem diellor, e cila përcakton çdo grumbullim galaktik gazi dhe yjesh, ndryshe njihet si Rruga e Qumështit edhe për ngjyrën celeste reale që ka qumështi të njëjtë me ngjyrat e galaksisë.
( Galaktika jonë- Rruga e qumshtit parë nga sipër)
via_lattea_4.jpg
Emri i galaktikës rrjedh pra nga greqishtja γάλα, qumësht, dhe i referohet drejtpërdrejt këtij miti. Udha e qumështit.

By ⚡ Zeus ⚡
 
  • Përqafime
Reactions: ...
Back
Lartë