• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Rruga e qumështit nga teleskopi.

Juno

Kontributor
LV
0
 
Imazhi i realizuar nga astronomët e universitetit gjerman të Bochumit është në internet dhe përfshin, mes të tjerave, më shumë se 50 mijë yje që nuk janë parë asnjëherë deri sot. Eshtë e mundur që të shihen në faqen gds.astro.rub.de. Eshtë në dispozicion të astronomëve nga të gjithë anët e botës ne një dokument me madhësi 194 gugabyte, aq i madh sa bën të domosdoshme që pamjet të ndahen në disa pjesë, 268 për të qenë më të saktë.

Për pothuaj pesë vite, teleskopët e universitetit të Bochumit në shkretëtirën e Atakamas në Kili, kanë furnizuar me informacione astronomët që kanë këqyrur Rrugën e Qumështit në kërkim të yjeve të ndryshueshëm. Këta yje mund të jenë trupa qiellorë, drita e të cilëve, për shembull zbehet për shkak të kalimit të një planeti. Për të realizuar këtë super foto, të njëjtat rajone janë fotografuar në intervale prej disa ditësh dhe përballja ka mundësuar identifikimin e objekteve të ndryshueshëm. Mes tyre, 50 mijë nuk ishin vërejtur kurrë deri sot.
 
Back
Lartë