• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Rreziku “tek dera” për luftë, Suedia përgatit popullin

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
suedia-lufte-600x344.jpg
Suedia po përgatitet për të shpërndarë një manual me informacione për publikun e gjerë se çfarë duhet të bëjnë në rast lufte, teksa debati në vend po vjen gjithnjë në rritje, për mënyrën sesi duhet të përballet me kërcënimin nga Rusia.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “The Telegraph“, broshura që pritet të shpërndahet në 4.7 milion shtëpi, do të informojë publikun sesi të bëhen pjesë e “mbrojtjes totale” gjatë luftës dhe sesi të sigurojnë ujë, ushqim dhe ngrohje.

Ajo do të mbajë emrin “Nëse kriza e luftës vjen” dhe do të japë gjithashtu udhëzime sesi duhen trajtuar kërcënimet nga sulmet kibernetike, terrorizmi dhe ndryshimet klimatike.

Aneksimi i Krimesë nga Rusia dhe mbështetja ushtarake për separatistët ukrainas, sëbashku me rritjen e aktivitetit dhe stërvitjeve ushtarake pranë Baltikut dhe Skandinavisë kanë shkaktuar shqetësim serioz te Suedia.

Ky shtet neutral ka nisur të ndryshojë shkurtimet për mbrojtjen pas luftës, ndërsa aktiviteti i avionëve dhe nëndetëseve ruse kanë shkaktuar një debat të nxehtë nëse duhet t’i bashkohet ose jo Nato-s.

Në Shtator të 2017-ës, Suedia mbajti stërvitjen ushtarake më të madhe në këto 23 vitet e fundit. Në të u kryen lojëra lufte ku morën pjesë 19 mijë suedezë dhe aleatë nga Finlanda, Danimarka, Estonia, Lituania, Letonia, Franca, Norvegjia dhe Amerika.

“E gjithë shoqëria duhet të përgatitet për konflikt, jo vetëm ushtria. Ne nuk kemi përdorur fjalë të tilla si ‘mbrojtje totale’ apo ‘alarm i lartë’ për më shumë se 30 vjet. Ndaj, njohuria e qytetarëve është shumë e ulët”, tha një zyrtare suedeze.
 
;)
Interesante kjo nismē. Po parapregatiten.
 
Back
Lartë