• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Rregullat e reja të udhëtimit, MEPJ njofton emigrantët: Çfarë duhet të dini

...

Kontributor
LV
0
 

Rregullat e reja të udhëtimit, MEPJ njofton emigrantët: Çfarë duhet të dini​



Rregullat e reja të udhëtimit, MEPJ njofton emigrantët:


Ditën e sotme, ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me rregullat e reja që duhet të zbatohen kundër covid-19 për të gjithë ata që duan të udhëtojnë në drejtim të Italisë.

Shteti fqinj ka rënditur Shqipërinë në listën D, dhe për këtë arsye para nisjes qytetarët duhet të plotësojnë formularin PLF, dhe të paraqesin në pikat hyrëse të territorit italian tamponin apo testin molekulor.

Sipas rregullit, testet do të paraqiten në pikënisje, ndërsa në udhëtimet tranzit ato nuk do të kërkohen (nëse tranziti nuk zgjat më shumë se 72 orë).

“Duke nisur nga sot, 31 korrik 2021, të gjithë qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt Italisë, bazuar mbi rregullat e reja.

Ministria italiane e Shëndetësisë, në udhëzimin e saj të fundit, ka bërë të ditur protokollin e ri të lëvizjes edhe për vendet e listës ku bën pjesë Shqipëria. https://bit.ly/3C0HM90
Përpara nisjes duhet plotësuar formulari . https://app.euplf.eu/#/
Qytetarët duhet të paraqesin në pikat hyrëse të territorit italian tamponin apo testin molekular. Testet do të paraqiten në pikënisje, ndërsa në udhëtimet tranzit ato nuk do të kërkohen (nëse tranziti nuk zgjat më shumë se 72 orë).


Përpara çdo udhëtimi jashtë vendit, brenda apo jashtë Bashkimit Evropian, sigurohuni të keni informacionin e duhur për destinacionin tuaj, duke klikuar në adresën e mëposhtme zyrtare të MEPJ-së:
https://punetejashtme.gov.al/.../informacion-mbi-levizjen...”, njofton MEPJ.
 
Back
Lartë