• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Ronaldo? Mourinho zgjedh më të mirin mes “Fenomenit” dhe “CR7”

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
C_29_articolo_1211696_upiImgLancioOriz-401x241.jpg
Jose Mourinho nuk humbet asnjë rast kur i jepet mundësia për të thumbuar Cristiano Ronaldon.

Nëse do të duhej të zgjidhte më të mirin mes dy Ronaldove, “Special One” duket i palëkundur dhe s’ka asnjë dyshim: Luis Nazario Da Lima Ronaldo është më i miri i të gjitha kohërave.

Të paktën kështu raporton tabloidi britanik “The Sun”, me rastin e promovimit të filmit për jetën e Sir Bobby Robsonit.

“Nuk kam parë kurrë asnjë të ngjashëm me të”, është shprehur Mourinho, i cili në film e përshkruan sezonin e brazilianit me Barcelonën si më të mirin e të gjithë karrierës.

Gjatë sezonit 1996-’97, “Fenomeni” shënoi 47 gola dhe Mourinho përjetoi gjithçka nga pankina, në rolin e zëvendësit të Bobby Robsonit.

Edhe pse bashkëkombas, Mou dhe CR7 kanë pasur gjithmonë një raport “shpërthyes”, edhe kur – siç kujton “The Sun”, – tekniku portugez stërviste yllin e Portugalisë te Reali i Madridit, në vitin 2013. E për më tepër, që të dy ata kanë të njëjtin person, i cili kujdeset për interesat e tyre, agjentin Jorge Mendes./Top Channel/
 
Back
Lartë