• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Robert Ndrenika: Kam folur për Teatër, ku asnjë pjesë të mos jetë private

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Guljelm Radoja ditën e djeshme nga sheshi i Teatrit Kombëtar, iu drejtua të gjithë artistëve, që të vijonin mbrojtjen e Teatrit, por pa e politizuar protestën.

Në fjalën e tij ai tregoi edhe një episod ku i kishte thënë një kolegu “pse u shite miku im, ku humbi dinjiteti”.

Kjo bisedë sipas disa gazetave është bërë mes Radojës dhe Robert Ndrenikës.

Gazeta “Panorama” ka kontaktuar mbrëmë aktorin Robert Ndrenika, i cili ka pohuar se është në një gjendje jo të mirë shëndetësore.

Nga ana tjetër e telefonit dëgjohej kolla e aktorit, që herë pas here e pengonte të fliste.

“Të më falni, por nuk jam mirë me shëndet. Nuk jam mirë. Unë kam bërë disa deklarata më parë, ja merrni ato”, thotë Ndrenika sipas gazetës.

Kjo e fundit këmbënguë duke i thënë që kolegu Radoja në njëfarë mënyre e akuzon se u lejua të manipulohet nga politika.

Dhe në këtë pikë ai shprehet:

“Mendon se jam shitur?! Epo mirë, le të mendojë ashtu. Por a mund të më thotë se me se jam shitur?! E pra, kam marrë para. I thoni që kam marrë nja 200 mijë euro”.

Duket që Ndrenika nuk e ka dëgjuar fjalimin e kolegut.

Gjendjen e rënduar të aktorit e pohojnë edhe miq të tij.

Ndrenika që në fillim të protestave është shprehur për nevojën e ngutshme për një teatër të ri, duke këmbëngulur që asnjë pjesë të mos i kalojë privatit.

Së njëjtës deklaratë i qëndron edhe sot.



j.l./ dita
 
Back
Lartë