• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

“Ritet satanike”/ Rritje shqetësuese e ngjarjeve në Shqipëri, ekspertët tregojnë arsyet

...

Kontributor
LV
0
 

“Ritet satanike”/ Rritje shqetësuese e ngjarjeve në Shqipëri, ekspertët tregojnë arsyet​



“Ritet satanike”/ Rritje shqetësuese e ngjarjeve në


Në Shqipëri kohët e fundit është vënë re një rritje shqetësuese e numrit të ngjarjeve të praktikimit të atyre që njihen si rite satanike.

E fundit ishte ajo e Durrësit, ndërsa ngjarje të rënda të tjera janë ajo çfarë ndodhi në zonën e Kombinatit ku u gjetën të pajeta nënë e bijë, Anisa dhe Zhaneta Josifi, ndërsa e mbijetuara e vetme ishte vajza tjetër Blerta Josifi, apo edhe rasti i vdekjes së 23-vjeçares Evgjeni Baxho.
Në “ Shqipëria Live” u diskutua pikërisht kjo temë dhe ekspertët ranë në një mendje duke thënë se “viktimat” e këtyre akteve janë zakonisht njerëzit që ndihen të pashpresë.

“Ritet satanike mbështeten në sakrifikimin e qenieve të gjalla , njerëzve dhe kafshëve. Ky konsiderohet si rit pastrimi dhe sakrifice” u shpreh Fabian Zhilla ekspert kriminalistike.
Ndërsa teologu Miron Cako tha se : Personat që preken nga kjo gjë janë personat në depresion. Grupet satanike synojnë personat e pashpresë duke i krijuar një vizion të shpejtë në zgjidhjen që ata kërkojnë.

Jofiel Koço: Këto rituale kanë si synim mallkimet, komunikimin me të vdekurit,thirrjen e demonëve.Qëllimi është të gjejnë pasurinë e madhe flori, të drejtojnë demonët drejt një njeriu tjetër ose synimi për tu ngritur në hierarkinë e sekteve satanike.Një problem tjetër është filmimi i këtyre riteve dhe publikimi në rrjete sociale nga të rinjtë e cila shton kuriozitetin.


/ TCH
 
Back
Lartë