• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Rita Ora befason të gjithë, pozon me fanellën e klubit italian për 130 vjetorin e themelimit

Viola

.
Princeshë
LV
0
 
Këngëtarja me famëbotërore që ka prejardhje nga Kosova, Rita Ora ka pozuar me fanellën e skuadrës italiane, Genoa, për nder të 130 vjetorit të themelimit.

Rita Ora ka publikuar fotografinë me fanellën e Genoas në llogarinë e saj në Instagram ku numëron mbi 16 milionë ndjekës, shkruan lajmi.net.

I lumtur me veprimin e Rita Oras u shpreh edhe drejtori i përgjithshëm i Genoas, Andres Blazquez.

“Ne jemi shumë të lumtur për këtë bashkëpunim me superyllin botëror Rita Ora për të festuar 130 vjetorin tonë. Genoa CFC është një klub historik, me origjinë dhe realitete kozmopolite. Qëkur pronësia e re e bleu klubin, ne duam të theksojmë më tej forcën e markës së Genovas dhe të ndërveprojmë me ndikues dhe të famshëm që e duan futbollin dhe identifikohen me vlerat dhe historinë e markës sonë. Ne besojmë se kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të ekspozuar Genoa CFC ndaj audiencave të reja në mbarë botën”, tha Andrss Blazquez, CEO i Genoa CFC.

ritaora.jpg


Genoa do ta veshë këtë fanellë në ndeshjen e radhës në kampionat kundër Interit më 29 dhjetor.

Fanella me ngjyrë të artë e 130-vjetorit u prezantua fillimisht në shtator brenda Palazzi dei Rolli, pallatet historike të Genovas./Lajmi.net/


Shkruar nga: Amir Rama
 
Back
Lartë