• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Rikthehet masa e distancës sociale në Qabe dhe Xhaminë e Profetit

...

Kontributor
LV
0
 

Rikthehet masa e distancës sociale në Qabe dhe Xhaminë e Profetit​




52514.png



Arabia Saudite njoftoi se në kuadër të masave kundër koronavirusit (COVID-19), masa e distancimit social do të rikthehet nga nesër në Xhaminë e Madhe (Mesxhid al-Haram) në Meke dhe Xhaminë e Profetit (Mesxhid al-Nebevi) në Medine.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Arabisë Saudite, SPA, duke cituar një zyrtar nga Drejtoria e Çështjeve të Mesxhid al-Haramit dhe Mesxhid al-Nebevisë, tha se janë vendosur kufizime në vendet e shenjta për shkak të shtimit të rasteve me COVID-19.

Sipas vendimit, nga nesër do të zbatohet distanca sociale në Mesxhid al-Haram dhe Mesxhid al-Nebevi.

Arabia Saudite kishte njoftuar më 15 tetor se do të lejonte hapjen e Xhamisë së Madhe dhe Xhamisë së Profetit për adhurim me kapacitet të plotë, në kuadër të lehtësimit të kufizimeve kundër COVID-19.

Mbi 8.800 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Arabinë Saudite, kurse numri i infeksioneve ka arritur në 554.665./AA/


Top Channel
 
Back
Lartë