• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

REVOLUCIONI I TOKËS

Juno

Kontributor
LV
0
 
40242
Lëvizja e tokës rreth diellit quhet revolucion (latinisht: revolutio-qarkullim). Toka rrotullohet rreth diellit nga perëndimi kah lindja në trajektore eliptike e cila quhet elipsë (greq. Ekliptis errësim) ose orbitë. Dielli gjendet në vatër (fokus) të elipsës dhe fokusi gjendet afër qendrës së trajektorës. Trajektorja e tokës është e gjatë 940 milion km kurse toka këtë rrugë e kalon për 365 ditë, 5 orë, 48 minuta e 46 sekonda, ose rrumbullak 365 ditë e 6 orë.
Shpejtësia mesatare e rrotullimit të tokës rreth diellti është 29,8 km/s. Mirëpo kjo shpejtësi është e ndryshme pasiqë kur toka është më afër diellit rrotullohet më shpejt 30,3 km/s dhe më ngadal kur është larg 29,2 km/s.

40243
Trajektorja e tokës është ekscentrike, pra gjatë rrotullimit rreth diellit ajo ndonjëherë është më afër e ndonjëherë është më larg. Toka gjendet më afër diellit më 3 janar ku është në distancë 147 milionë km që quhet perihel, dhe më larg tij më 4 korrik në 152 milionë km që quhet afel. Vija e cila bashkon perihelin dhe afelin duke kaluar nëpër vatër të elipsës quhet vijë abside. Ajo paraqet boshtin e gjatë të elipsës që ka jnë gjatësi prej 299 milionë km.

40244

Rrafshin që e mbyll elipsa e Tokës quhet rrafshi i eliptikës. Rrafshi i eliptikës nuk përputhet me rrafshin e ekuatorit qiellor, por ndërmjet vete formojnë këndin prej 23°27′. Vija me anë të së cilës rrafshi i eliptikës me rrafshin e ekuatorit qiellor quhet vijë e ekuinoksit, ndërsa pikat skajore në të quhen nyja ose pika të ekuinoksit. Vija e ekuinoksit dhe ajo abside ndërmjet vete janë normale dhe e ndajnë eliptikën në katër pjesë të pabarabarta, të cilat i përgjigjen katër stinëve të vitit.
 
Back
Lartë