• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Replikë e padëshiruar, por e detyruar

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Historiani Paskal Milo i ka dërguar kryeredaktorit të Ditës replikën e mëposhtme.

Replika ka të bëjë me një letër të Komitetit të Veteranëve të LANÇL botuar sot në gazetë.

Dita ndihet e nderuar dhe e vlerësuar për bashkëpunimin me një nga historianët më seriozë dhe të përkushtuar që ka sot vendi.

Duke shprehur mirënjohje për këtë bashkëpunim, redaksia dëshiron të theksojë se e çmon kontributin e zotit Milo të vyer dhe të pazëvendësueshëm, veçanërisht në mbrojtje të vlerave të LANÇL.




*

Nga Paskal Milo

Rrallë-herë më ka ndodhur që të pësoj një zhgënjim kaq të madh sa ai që provova dje, duke lexuar një letër që u botua në gazetën tuaj, në emër të Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇL.

Jam habitur nga reagimi i sforcuar, i nervozuar, disproporcional, i paargumentuar e pa etikë komunikimi ndaj letrës time të 6 gushtit, adresuar juve për një projekt konference të Akademisë së Shkencave me rastin e 75-vjetorit të Çlirimit.

Ky reagim i djeshëm, i vonuar gati dy javë, për mua ishte i papritur.

Unë jam anëtar nderi i këtij Komiteti dhe logjika e donte që si shumë herë të tjera kur përfaqësues të lartë të tij kanë ardhur e kanë biseduar me mua për çështje të ndryshme, të kërkonin një takim e të shfaqnin pretendimet e tyre për letrën time.

Ju anëtarë të Komitetit keni moshë e përvojë që këshillon urtësi në gjykime, thellësi në vlerësime dhe kulturë e drejtpeshim në komunikim. Jeni përfaqësues të një organizate që mbron kauzën e lartë të LANÇL, që nuk duhet harruar asnjëherë që është kauza e shumicës së shqiptarëve dhe jo pronë e një grushti njerëzish, apo i ndonjë partie politike, cilëtdo qofshin ata.

LANÇL është edhe kauza ime, jo vetëm si historian i përkushtuar në studimin e saj, por edhe si trashëgimtar i familjeve partizane, me emra të përveçëm Milo.

Ndaj edhe reagimi juaj ndaj meje m’u duk i pamotivuar dhe i pajustifikuar, sikur të kishit përpara Mit’hat Frashërin e jo Paskal Milon. Nuk jam unë që e rehabilitova kreun e Ballit Kombëtar. Janë të tjerë që e bënë dhe ju e dini shumë mirë. Por…

Në letrën time të 6 gushtit, që tashmë është e njohur për të gjithë, unë shprehja konsideratat më të larta për veteranët e LANÇL dhe familjet e dëshmorëve, por ju bëni sikur nuk i keni lexuar, ose harruar dhe kapeni qëllimisht e me porosi prapa një këshille miqësore e modeste, që ju dhashë për të përdorur termat e saktë të letrës time.

Pse reaguat në këtë masë ekstreme, kur dihet që unë personalisht, më shumë se çdo historian, por edhe politikan, jam angazhuar në mbrojtje të LANÇL dhe ju për këtë më keni dekoruar e duartrokitur për gati 30 vjet? Çfarë ndodhi dhe kujt i dhembi aq shumë letra ime?

Përgjigja juaj nuk e jep shkakun e vërtetë, por është avokati e dobët në fakte e argumente.

Nga reagimet që unë kam lexuar e dëgjuar ajo letër u ka dhembur shumë kundërshtarëve të betuar të LANÇL, neoballistëve pa dhe me pushtet, ndonjë pseudohistoriani apo edhe politikani të vetëngarkuar me detyra historiani, e ndonjë zv/ministri që për karrigen e pushtetit, mund të shesë edhe ndërgjegjen, por edhe dinjitetin, për të mos folur për disa mjeranë rrjetesh sociale, që të vetmet “punë” që dinë të bëjnë, janë sharjet e shpifjet e ndyra.

Letra ime e 6 gushtit në Dita u mbështet fuqishëm nga dhjetëra e dhjetëra veteranë të LANÇL, nga qytetarë të shumtë, brenda e jashtë Shqipërisë, nga intelektualë të njohur e të panjohur, kolegë historianë, miq e njerëz të thjeshtë, nga shumë socialistë, por edhe demokratë.

Pikërisht përmbajtja dhe jehona shumë pozitive e letrës ishte dhe mbetet shkaku i vetëm i reagimeve dhe i klithmave të nervozuara, i ofendimeve dhe i kërcënimeve nën dhëmbë i të gjithë atyre që kanë për kulturë vetëm urrejtjen, keqdashjen, e që në shpirtin e tyre, për shkak të defekteve gjenetike, ka vetëm gjemba dhe fara të helmatisura.

Unë i ndaj prerazi veteranët e LANÇL nga kjo pakicë njerëzore e gjymtuar në shpirt, e në gjykime, por edhe nga ndonjë emër i përveçëm në gjirin e tyre, që po të mundte do të më shpallte grup antiparti dhe armik të popullit si qëmoti.

Shija e hidhur që më la reagimi juaj si Komitet i Organizatës së Veteranëve të LANÇL (në qoftë vërtetë juaji) nuk ka të bëjë me kauzën e LANÇL.

Atë e kam lëvruar e vazhdoj ta studjoj si historian shkencëtar, me vepra të shkruara e në proces. Ua rekomandoj për t’i lexuar e të mësojnë të vërtetat gjithë të paditurve kudo ku ndodhen: në qeveri, në politikë, në Akademinë e Shkencave, në institucione të tjera e në rrjetet sociale.

Janë të gjitha të shkruara në këto 27 vitet e fundit. Historia, thoshte Ciceroni i madh romak, është mësuesja e jetës.



*

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë
 
Back
Lartë