• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Rekrutoi djalin e saj në Siri, Suedia ndjek penalisht një grua

...

Kontributor
LV
0
 

Rekrutoi djalin e saj në Siri, Suedia ndjek penalisht një grua​

Gruaja, e cila është në paraburgim në Suedi që nga shtatori i vitit të kaluar, dyshohet se ka ndihmuar në rekrutimin e njërit prej djemve të saj, i lindur më 2001.​



Rekrutoi djalin e saj në Siri, Suedia ndjek penalisht një grua
Foto nga ngjarja



SUEDI- Një grua 49-vjeçare nga Suedia, është akuzuar për krime lufte dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar, pasi dyshohet se kishte marrë djalin e saj për të luftuar në Siri, kanë njoftuar të martën më 4 janar prokurorët suedezë. Gruaja, e cila është në paraburgim në Suedi që nga shtatori i vitit të kaluar, dyshohet se ka ndihmuar në rekrutimin e njërit prej djemve të saj, i lindur më 2001.

Rekrutimi ka ndodhur gjatë viteve 2013-2016 kur ajo dhe fëmijët e saj jetonin në territorin sirian që kontrollohej nga grupi militant Shteti Islamik. Përmes një deklarate për media, autoritetet suedeze njoftuan se kjo është hera e parë që Suedia ka ngritur aktakuzë për krime lufte kundër një personi. Prokurorët thanë se ekziston është absolutisht e ndaluar që fëmijët nën 15-vjeç të marrin pjesë drejtpërdrejt në ndonjë konflikt të armatosur.

Prokurorja Reena Devgun tha se hetimet treguan se djali ishte 12-vjeç kur mbërriti për herë të parë në Siri. Ai sipas hetimit, ishte i pajisur me mjete ushtarake dhe armë. Sipas prokurores, “ai ishte përdorur për luftime dhe për qëllime propagandistike dhe për misione tjera që ishin pjesë e luftës”. Ajo tha se veprimet e nënës së këtij djali, u konsideruan ekstreme sepse ai “u rekrutuar dhe u përdor si fëmijë ushtar nga një organizatë terroriste”.

Gruaja 49-vjeçare ka mohuar të gjitha akuzat. Sipas raportimeve të mediave suedeze, kjo grua e rritur në një qytet në perëndim të Suedisë, u konvertua në islam dhe udhëtoi në Siri me pesë fëmijët e saj në vitin 2013. Po atë vit, burri saj vdiq në Siri, derisa dy nga djemtë e saj – 14 vjeç dhe 18 – u vranë disa muaj më vonë.

Marrë nga REL
 
Back
Lartë