• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Recete me kofshë pule

...

Kontributor
LV
0
 

Recete me kofshë pule​


1399372-780x439.jpeg


Receta është shumë e thjeshtë, ndërkohë që do të jetë gati për vetëm 30 minuta, por une ju këshilloj që ti marinoni mishin gjatë natës, në mënyrë që kofshët të thithin të gjitha lëngjet për të qenë edhe më të shijshme

Përbërësit:

– 1 kg kofshë pule;
– 4 qepë;
– lëng nga tre limona;
– 3 thelpinj hudhre;
– 50 ml krem të ëmbël;
– 2 lugë vaj;
– 10 g majdanoz;
– 3 lugë mustardë;
– 1 lugë të vogël sheqer;
– ½ lugë e vogël kripë;
– ½ lugë e vogël spec të kuq;
– 50 ml lëng pule
.

Përgatitja:

1. Priteni qepën në feta (jo shumë të holla) dhe qitni në një enë pastaj qitni kremin e ëmbël, vajin, lëngun e limonit, thelpinjtë e hudhrës, mustardën, sheqerin, piperin dhe majdanozin e grirë imët.

2. Të gjitha përzieni mirë dhe zhvendosni në enën bashkë me kofshët e pulës. Përzieni derisa tretja të kapet për kofshë. Mbuloni me folie të tejdukshme dhe lëreni një orë që kofshët të marinohen.

3. Kofshët nxirrni nga marinada dhe radhisni në një tavë të thellë me vaj që të fërgohen disa minuta. Mos harroni t’i rrotulloni.

4. Pastaj shtoni marinadën dhe përzieni. Lyeni me yndyrë pule, mbuloni dhe lëreni të vlojnë në zjarr të ulët 20 minuta.

5. Kur të jenë bërë gati qitni sipër majdanozin e grirë.

Ju bëftë mirë
 
Back
Lartë