• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Recetë gatimesh nga të gjithë.

Gratin lakre

Përbërësit:

1 lakër mesatare
3 karota
500 gr. mish i grirë
10 domate ose 1 L salcë domateje (unë preferoj domatet)
1 qepë
2 thelpinj hudhre
3 vezë
2,5 dl qumësht
Kripë dhe mëlmesa sipas dëshirës

Përgatitja:
Në një enë skuqet mishi i grirë me qepën dhe hudhrën të grira imët.
I shtohen domatet e grira ose salca. Kur të marë një të zier, shtrohet në fund të enës për pjekje.
3E508D70-0A76-4B73-9EB7-C6856ECF257D.jpeg
Brenda kohës, fërgohet lakra dhe karotat e grira deri sa të zbuten pak dhe shtrohen sipër
E200E13C-A146-4FA9-B726-87739D2EC9CE.jpeg

Vezët dhe qumështi përzihen dhe hudhen mbi shtresën e lakrës
0F9F77EE-51DE-4A5F-A546-8346B6604975.jpeg

Piqet rreth 40 minuta në 200 gradë deri sa të marë ngjyrën e duhur
1C3E4FFE-BFED-4CBC-93ED-8F7925C755C4.jpeg

Servohet me perime sezonale apo ato që preferoni. Shija juaj.
0328E867-9FDD-474A-A6FF-65AA59359DFA.jpeg

Ju bëftë mirë ?
 

Përgatisni omëletë spanjolle sipas recetës së stilistit të famshëm Manolo Blahnik!​


227167_profimedia0522607518_ls-780x439.jpg


Përbërësit:
▪ 50 ml vaj ulliri ekstra të virgjër
▪ 1 hudhër mesatare
▪ 5-8 patate
▪ 4 vezë
▪ Një grusht majdanoz të freskët
▪ Kripë dhe piper për shije


Përgatitja:

Merrni qepët e copëtuara imët dhe vendosini të skuqen në vaj ulliri, pastaj shtoni patate të reja të prera dhe skuqni gjithçka së bashku. Kjo mund të zgjasë rreth gjysmë ore, prandaj duhet ta trazoni herë pas here.

Kur të jetë gati, kullojeni patatet dhe qepët përmes një kullese dhe lërini vajin mënjanë.

Rrihni vezët me pak majdanoz dhe piper dhe vetëm pak kripë. Pastaj përzieni vajin, patatet, qepët me vezët dhe hidhni gjithçka në një tas më të thellë. Lëreni të bashkohen të gjitha dhe gatuajini së bashku.

Tani ndiqni procedurën, e cila është më stresuese për stilistin. Hiqni omëletën nga tigani. Për ta hequr nga tava, vendosni një pjatë të pastër sipër dhe kthejeni nga ana tjetër.


Shijoni një vakt të shijshëm! /Telegrafi/
 
Back
Lartë