• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Reali bën cmendurinë: Luka Modric kushton 750 milionë euro

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
modric2018-573x350.jpg
Nëse për Cristiano Ronaldon ishin të mjaftueshëm 105 milionë Euro për ta dërguar te Juventus, për futbollistin më të mirë të botërorit do të duhet të paktën shtatëfishi i asaj që u shpenzua për portugezin.

Reali i Madridit ka kërkuar t’i vendosë disi fre’ eksodit të lojtarëve më të mirë duke ndalur që në nisje negociatat mes Interit dhe Luka Modriç.

Ideja që pak javë më parë as që mund të mendohej, ka sjellë agjentë e futbollistit kroat në Milano por presidenti i madrilenëve, Florentino Perez e deklaroi ballkanasin të pashitshëm.

Sipas biznesmenit që drejton Realin e Madridit, kjo marrëveshje mund të konkretizohet vetëm nëse thyhet çdo rekord i mendueshëm në merkato.

“Luka Modriç nuk do të ikë nga Reali, vetëm nëse ndonjë është gati të paguajë 750 milionë Euro për të”, tha Florentino Perez. Por në gjithë këtë situatë, vullneti i lojtarit mund të rezultojë vendimtar ashtu sic ndodhi me Ronaldon te Juventus.

Nëse bindet Reali, Luka Modriç mund të gjejë një koloni të tërë kroate tek Inter, me Brozovic, Perisiç e Vrsaljko./tch

The post Reali bën cmendurinë: Luka Modric kushton 750 milionë euro appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë