• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Raporti i BE: 76.5% e ujërave në Shqipëri të shkëlqyera, zonat e plazhit me ndotjen më të madhe

...

Kontributor
LV
0
 

Raporti i BE: 76.5% e ujërave në Shqipëri të shkëlqyera, zonat e plazhit me ndotjen më të madhe​



plaxh-750x500.jpg

Sipas raportit 76.5 për qind e ujërave në Shqipëri kanë kualitet të shkëlqyer, 95.8% kanë cilësi të pranueshme dhe 4.2% klasifikohen si zona të ndotura.Foto:Flickr

Publikohet raporti i Bashkimit Europian për cilësinë e ujërave detare por edhe në tokë, ku Shqipëria renditet e 20-a nga 30 shtete të monitoruara.
Sipas raportit 76.5 për qind e ujërave në Shqipëri kanë kualitet të shkëlqyer, 95.8% kanë cilësi të pranueshme dhe 4.2% klasifikohen si zona të ndotura.
Renditja sipas cilësisë së ujit. Kryeson Qipro e ndjekur nga Austria, Greqia, Malta dhe Kroacia

119 plazhe dhe zona të tjera ujore janë monitoruar në vendin tonë, prej të cilave janë marrë 1071 mostra të cilat janë analizuar më pas për dy parametra mikrobiologjikë (Escherichia coli dhe Enterokokët).
Zonat e ndotura janë 5, në liqenin e Pogradecit, në pjesën e qytetit, 1 liqen në zonën e Skraparit pranë fshatit Faqekuq, 2 zona në Durrës, në Plazh dhe Në fund të shëtitores Vollga si dhe 1 zonë në plazhin e Vlorës në qytet, raporton Newsbomb.al.
Ajo që bie në sy nga ky monitorim është cilësia e lartë e ujërave në Velipojë e Shëngjin si dhe ujërat e kristaltë të Sarandës.

/Burimi:EuroNews
 
Back
Lartë