• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Rama viziton serish familjen e Klodjan Rashes!

Apache

I never lose. Either I win or I learn.
Nt2 V.I.P
LV
0
 
Mëngjesin e sotëm Kryeministri Edi Rama ka vizituar sërish familjen e 25 vjeçarit të vrarë nga efektivi i policisë, Klodian Rasha pak ditë më parë.

Vrasje e cila ka ngjallur zemërimin e qytetarëve të cilët prej disa ditësh protestojnë në disa qytete të vendit. Në këto protesta ka pretendime se ka pasur akte dhune nga qytetarët dhe nga ana e policisë, këta të fundit nuk kanë kursyer edhe të miturit.

Lidhur me vrasjen e të riut, një ditë më parë, qeveria shqiptare vendosi t’i japë një trajtim financiar mujor familjes së të ndjerit. Por, ajo që ra në sy ishte cilësimi i shkaqeve të vrasjes së Klodian Rashës.

Në vendimin e qeverisë thuhej se Klodiani ishte qëlluar me armë për vdekje aksidentalisht nga efektivi i policisë dhe jo si vrasje nga efektvi i policisë, i cili ka tejkaluar veprimet për mbrojtje.

Vrasja e 25-vjeçarit nga efektivi solli dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, por protestuesit kanë kërkuar largimin e Drejtorit të Përgjithshëm, Ardi Veliu me argumentin se po fsheh provat dhe po manipulon ngjarjen.

Por, një kërkesë e tillë është mohuar kategorikisht nga Rama, i cili ka deklaruar se protestuesit ta harrojnë shkarkimin e Ardi Veliut.

Klodian Rasha u qëllua me armë zjarri nga një efektiv policie mëngjesin e 8 dhjetorit, pasi kishte dalë nga banesa jashtë orarit të orës policore të vendosur për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

Në momentin që Rasha përballet me policinë ka tentuar të largohet dhe nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, por në këtë moment efektivi i policisë në ndjekje ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur./Opinion.al

Ps. Shume te shtirura kto vizitat kaq te shpeshta tek kjo familje,sidomos mbas vendimit te djeshem te Keshillit Ministrave qe e quajti vrasjen aksidentale, pa e thene gjykata akoma fjalen e fundit.
Kto familjaret e atij rafmetliut,shqetesohen shume per ca semafore qe u prishen dhe nuk e kuptojne qe po ja perdorin vdekjen e te birit per fushate elektorale??
 
Back
Lartë