• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Rama nuk shkon në Pezë, Veliaj: Kemi nevojë për memorie

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
U përkujtua sot në Pezë 77-vjetori i Konferencës së Pezës.

Kryeministri Edi Rama mungonte, qeveria përfaqësohej nga zëvendësi i tij.

Në ceremoni merrte pjesë presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

Ky i fundit bëri thirrje për respekt ndaj së shkuarës dhe shtoi se gjenerata e re ka nevojë për memorie.

Sot ka filluar shkolla. Unë besoj se shkollë më të madhe se fshati Pezë, se kultura e Pezës, se patriotizmi i Pezës, nuk kemi në librat e historisë. Ato vendprehje para të cilave do të përkulemi pas pak duhet të jenë mësime të virtytshme të gjeneratës së re. Shqipëria është i vetmi vend që u çlirua pa forcat sovjetike, me forcat e veta, me djemtë dhe vajzat e vet. Le të jemi krenarë për këtë. Nëse ka një mesazh që duhet të çojmë në çdo kancelari të huaj është: Ne shqiptarët jemi europianë autentikë nga sheshi “Skëndërbej” deri në Pezën heroike edhe në çdo vatër tjetër ku flitet shqip”, u shpreh Veliaj.

Në hyrje të Pezës, një grup veteranësh kishin ngritur një stendë me fotot e përfaqësuesve të LANÇ, ndërsa një artopolant shpërndante këngë për Enver Hoxhën.

Grupi i zyrtarëve të pranishëm, përfshirë dhe disa deputetë të paktë në numër kaluan aty pa u ndalur dhe u drejtuan nga foltorja e ngritur në brendësi të fshatit, ku mbajtën fjalimet e rastit.



o.j/dita
 
Back
Lartë