• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Qyteti mes dy deteve

...

Kontributor
LV
0
 
http___cdn.cnn_.com_cnnnext_dam_assets_210827161008-01-taranto-italy-tourism-600x360-1.jpg

Qyteti mes dy deteve​

Qyteti i dytë më i madh i rajonit të njohur të Puglia-s, Taranto, i njohur ndryshe si “Città dei due mari”, ose “Qyteti i dy deteve”, po kthehet në një atraksion turistik, falë edhe trashëgimisë së tij që daton që nga koha e spartanëve, të cilët e themeluan atë në shekullin e XVIII p.e.s. Qytetit shpesh i referohen si kryeqyteti i Magna Grecia-s së lashtë dhe në të shihen ende gjurmët e kulturës antike greke.

Megjithatë, Taranto u bë i njohur rreth viteve ‘60 për fabrikat e çelikut, asokohe ndër më të mëdhatë në Evropë. Për një kohë të gjatë qyteti u bë një vatër e ndotjes së madhe mjedisore, çka dëmtoi rëndë shëndetin e banorëve, ekosistemin dhe sigurisht, turizmin. Kohët e fundit, qyteti po përpiqet të lë pas të shkuarën e errët dhe të investojë më shumë për të rikthyer identitetin e vjetër, të një historie 2500-vjeçare.

lg.php

Projekti i ri i rimëkëmbjes së qytetit, përfshin sipas kryetarit të bashkisë, Rinaldo Melucci, një ndërtesë moderne në qendër të qytetit, një galeri të re arti, një bibliotekë, objekte arsimore, si dhe restaurimin e qytetit të vjetër, me dhomat nëntokësore dhe asete të tjera të fshehura. Kjo zonë e vjetër pritet të shpalosë një sërë objektesh e materialesh që datojnë që nga tempujt e lashtë dhe më pas nga qyteti mesjetar, deri në vitin 1800 pas Krishtit.
Gjithsesi, gjëja më kryesore për të ringjallur “Qytetin e dy deteve”, për kryetarin e bashkisë është natyra dhe uji që e rrethon. “Për Taranton unë shoh detin dhe vetëm detin. Cilado qoftë pyetja, përgjigjja është deti, sepse deti është ADN-ja jonë, ka qenë pasuria jonë, ushqimi ynë, shëndeti ynë, lojërat e fëmijëve tanë të vegjël dhe ndoshta do të jetë e ardhmja jonë.”
1af784ba43affd95dd31f9bd4d9d982e.jpg
http___cdn.cnn_.com_cnnnext_dam_assets_210827164157-05-taranto-italy-tourism.jpg
castello-aragonese-taranto.jpg
Polignano_a_Mare_-_panoramio_-_Carlo_Pelagalli_1-scaled-1.jpg
 
Back
Lartë