• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Qeveria e pare Shqiptare ne Kimez Mirdite-Puke

Jupiter666

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
Me nismen dhe financimin e Atdhetarit, Dod Luli, inagurohet në Fushë Arrez, Momeriali i Qeverisë së parë për Pavarsi, pas Gjergj Kastriotit, e njohur si Qeveria e Kimzes, e themeluar në Kimez (Mirditë-Puke), me 27 prill 1911, me vendim të Kuvendit Ndërkrahinor të Fanit Mirditë.
Të ftuar nderi në diten e inagurimit të momerialit, ishin nipi i Fishtes, SIMON NDOKA, nipi i Homerit, që sistemi diktatorial e la pa varr dhe sot “demokracia” e la Fishten , pa Muze e me troje të lindjes të uzurpuara dhe TERENZIO D’ALENA TOÇI,nipi i Kryetarit të Qeverisë së Kimzes, arbereshi Terenc Toçi, të cilin e pushkatoj regjimi diktatorial, në vitin 1945, me urdher të Enver Hoxhes dhe Koçi Xoxes,(eshtrat e Terenc Toçit u gjenden në Koder të Priftit, në Pereferi të Tiranes), gjithashtu diskriminimi, ndaj Qeverisë së Kimzes, vazhdoj edhe në vitet e “demokracisë” , ku neglizhenca e institucioneve “demokratike” e la ket ngjarje te rëndësishme historike, në sirtaret e neglizhences, të përfaqsuesve tanë, të cilet jo vetem nuk e promovuan në rang kombëtar, por nuk i ngriten dod asnjë muze dhe asnjë momerial, siç e ngriti atdhetari Dod Luli, privatisht.

Ne kohen e qeverise se Zogut , avokati arbnesh Terenc Toci, kishte disa funksione si Minister Ekonomie, drejtor i zyres se shtypit te qeverise se zogut, prefekt i Korces, konsull ne Nju Jork, sekretar i pergjithshem i presidences, etj. prandaj regjimi i asaj kohe e denoj me vdekje në vitin 1945.

Kjo ishte arsyeja, që kjo ngjarje historike, u fshi nga regjimi diktatorial, duke mos u futur në asnjë tekst shkollor dhe u ndalua që të promovohej, vlersohej, nderohej e siç e meritonte, biles disa antare të Qeverise së Kimzes, për pavarsi, u futem në listen e zezë të regjimit.

Ashtu si me At Gjergj Fishten, pluhuri i harreses per kete ngjarje te rendesishme historike, per Kombin, u la si gjatë kohës të diktatures, edhe gjate viteve te demokracise, ku asnje memorial nuk u ngrit ne perkujtim dhe nderim te qeverise se pare per shpalljen e pavaresise e njohur si QEVERIA E KIMZES, biles shumë pseudo historianë, pseudo shkrimtarë e pseudo shqiptarë, e pseudo institucione shtetrore, përtuan të shkruanin dy rrjeshta, gjatë viteve të “demokracisë” të brishtë, ku derrin e shiten për kaproll e hienen për hero, por harruan e po harrojnë vlerat kombetare, si At Gjergj Fishten, i cili gjendet pa varr e pa Muze,, me troje të lindjes të uzurpuara, apo harruan e po harrojnë, ket ngjarje të rëndësishme, për Kombin, siç është krijimi i Qeverisë së Parë, për Pavarsi, e njohur si Qeveria e Kimzes , e themeluar në Kimez Mirditë, me vendim të Kuvendit Ndërkrahinor të Fanit edhe ky Kuvend, i lënë në pluhurin e harreses edhe pse, antaret e ketij Kuvendi Ndërkrahinor, me në krye Terenc Toçin, Preng Tuc Doden(Flamurtari i Fanit) dhe Preng Marka Prengen (flamurtari i Oroshit) , ngriten flamurin e parë të Pavarsisë me 26 prill 1911, në oborrin e Kishes të Shmarkut, në Fanë Mirditë dhe një ditë më vonë themeluan, Qeverinë e Kimzes.

Por ka historiane, intelektuale dhe patriote të thjeshte shqiptar të vertetë si DOD LULI, që nuk e lene ne harrese dhe e promovojne ne cdo cep te trojeve dhe diaspore , kete ngjarje te rendesishme historike kombetare, dhe me financat e tij Dod Luli, ngriti në Fushë Arrrëz, Momerialin e Parë, të Qeverisë së Parë, për Pavarsi,, e njohur si QEVERIA E KIMZES.

Gjesti i Atdhetarit Dod Luli, me ngritjen e Momerialit të Qeverisë së Kimzes, është shembull,, që duhet të ndjekin Mirditorët, që të ndertojnë në Qender të Krahines të Fanit, Momerialin e Kuvendit Nderkrahinor të Fanit, Kuvend që ngriti Flanmurin e Pavarsisë, në oborrin e Kishes të Shmarkut në Fanë, me 26 prill 1911 dhe një ditë më vonë, ky kuven krijoj Qeverinë e Kimzes për Pavarsi.
Gjithashtu gjesti i Dod Lulit, të zgjojë Mirditoret e në qender të Rreshenit, të ngrejmë një Momerial Madheshtor, kushtuar, Qeverisë së Kimzes dhe Kuvendit ndërkrahinor, për Pavarsi,, ashtu sikuse Vlora, Mirdita të promovojë, ngjarjet e figurat historike kombëtare, që janë teper shumë, ndoshta më shumë,, se në gjithë trojet.

Qeveria e Kimzes Mirdite, u themeluar me 27 prill te vitit 1911, ishte qeveria e pare per shpalljen e pavaresise se shqiperise, qe per here te pare, që pas vdekjes se Skenderbeut, mblodhi ne menyre te organizuar, perfaqesuesit te bajrakeve te veriut qe moren pjese ne themelimin e kesaj qeverie te cilet ishin: Spaci, Fani, Gojani, Oroshi, Kushneni, Kthella, Shkodra, Dibrri, Merturi, Berisha, Shala, Shoshi, Thaçi, Toplana, Thehthi, Nikaj.

Diten e inagaurimt rreth memorialit te financuar nga Dod Luli, mes shumë të pranidhmeve, moren pjese Akademiku i shkencave Beqir Meta i cili eshte anetare i akademise se shkencave te shqiperise. Akademiku Marenglen Verli, Rektor i Akademise se Studimeve albanalogjike, biznezmeni i njohur për humanisem dhe vlera atdhetare, Tonin Alia (gjaku i origjines të Shtejefen Gjeçovit) ,, Historiani Paulin Z. Zefi , Pergjegjes i Trashegimise Kulturore Lezhe , nipi i At Gjergj Fishtes Simon Ndoka dhe Besnik Paci gjaku i origjines se Fishtes ne Domgjon te Mirdites , Nipi i Arbereshit Terenc Tocit, qe mban emrin e tij Terenzio D'Alena Toci, Doktor profesor Mark Pal Nikaj, Mjeshtri i Madh Xhemal Meci, studiuesi Mark Mesuli,
ingjinieri Kol Dedaj, botues i 10 librave shkencor dhe historik, dhe Qytetar Nderi per Puken.
Selman Jashanica drejtor per kulturen Lipjan, Doktorr Profesor Rexhep Uka , Patrioti Kol Dedaj ,, Rapsodi qytetar Nderi Gjon Frroku , Gazetari dhe perfaqesues i Akademise Kulturore Mirdita Aleksander Ndoja ,Drejtori i Kultures Mirdite Gjergj Marku , Historiani Ndue Dedaj ,, tekstshkruesi Fran Laska ,, Mjeshtri i madh Kol Picaku, Artisti i talentuar i folklorit Fran Përshqefa ,,si dhe kengetaret e mirnjohur Gjin Dona dhe Gezim Ahmetaj, etj.

Te pranishem ne kete inagurim ishin nipat dhe sternipat e antareve te qeverise se Kimzes, si Pjeter Zef Ndoj, nipi Zef Ndojt te zotit te kulles ku u mbaj Qeveria e Kimzes,
Ded Sokol Tuli, nipi i Prel Tulit anetar i Qeverisi se Kimzes. Gjithashtu te pranishem ne inagurimin e memorialit ishin, Historian, Shkrimtar, Artist dhe shqiptar nga mbar trojet.

Bashkia Fushe Arrez dhe kryetari i saj Fran Tuci, i afruan mbeshtejen Dod Lulit me lejen dhe vendin ku u vendos memoriali i qeverise se Kimzes, ku perfaqesuesit e kesaj bashkie Nenkryetari Klement Syla, kryetari dhe sekretari i keshillit Eduart Lleshi dhe Tom Curri etjt ishin te pranishem diten e inagurimit sebashku me perfaqesues te arsimit Fushe Arrez, Marjan Doda Liza Voci etj, ku ne kete aktivitet u dallua kontributi i drejtoreshes se qendres kulturore te femijeve Arinda Simoni.

Pas aktivitetit te pranishmit vizituan muzeu e Arsimit ne Fushe Arrez dhe ne dnerim te tyre u shtrua nje dreke nga inisjatori dhe financuesi i ketij organizimi Dod Luli.

Pas ketij aktiviteti u ndoq festivali i 16-te mbarekombetar i instrumentisteve te vegjel popullor i mbajtur ne qytetin e Fushe Arrezit.

Kryetari i qeverise se Kimzes per paversi arbereshi Terenc Toci, kerkonte te ngrinte nje kryengritje "revolucion" nga veriu ne jug që të kishin nje shpirt të vetëm, e nje flamur, njëkohësi veprimi dhe një disipline, që të bind boten e qytetëruar të ndërhyjë në të mirën tone, ndaj edhe avokat Terenc Toci i hyn aventurës për shpalljen e "Pavarësisë se Shqipërisë", Me 1000 pushkët e Mirditës dhe 4000 mauzeret te blere nga mirditasit në Mal të Zi, avokati Terenc Toci perzgjodhi Mirditen autoktone qe te formonte një "bërthamë kombëtare" qe do të shërbente edhe si shkëndijë për nje lëvizje mbare shqiptare.

Njëkohësisht, avokat Toci kishte te evidentuar numerin e luftetareve qe cdo krahine ne shqiperi dhe kosove ku Terenc Toci kishte kontaktet me kreret dhe patriotet me me emer te asaj kohe, ku emrat e tyre i kishte te shenuar sebashku me numerin e forcave te luftareve qe i kishin premtuar Terenc Tocit, qe te mobilizohen ne lufte per pavaresine e kombit. Emrat e te cileve jane

Si me poshte vijon: Sulejman Agë Batusha i Malësisë së Gjakovës 4 mijë luftëtarë,
Isa Boletini i Mitrovicës 2 mijë luftëtarë,
Osman Agë Berisha i Berishës 1 mijë luftëtarë,
Zeqir Halili i Krasniqes 1 mijë luftëtarë,
Halil Brahimi i Gashit 1 mijë luftëtarë,
Mehmet Shpendi i Shalës 2 mijë luftëtarë,
Dedë Gjo Luli i Hotit 1 mijë luftëtarë,
Zenel Shabani i Kastratit 2 mijë luftëtarë,
Isuf Doda i Lurës 1 mijë luftëtarë,
Prel Tuli i Mërturit 1 mijë luftëtarë,
Sadri Luka i Thethit 5 qind luftëtarë. Të gjitha këto forca përbëjnë 16 mijë e 5 qind luftëtarë, qe vetem Terenc Toci kishte arritur te marre konfirmimin e tyre dhe ti bashkonte per nje qellim, per pavaresine e kombit .

Me parudhen shqiperia e shqiptareve, kjo ishte thirrja per vllazerim te shqiptareve pa dallim feje dhe krahine. Nuk njihet ne historine e shqiptareve para kuvendit nderkrahinor te Fanit , per 500 vjet rrresht qe te jete bere nje mbledhje, madje nje mbledhje e thjeshte qe te jete artikuluar idea e pavaresise kombetare. Nuk ka date tjeter para 26 prillit te vitit 1911 qe flamuri te jete ngritur solemisht ne nje kuvend kreresh pas nje betimi per lufte deri ne vdekje, per te realizuar shqipnine e shqiptareve sic ndodhi ne fan te Mirdites, ku ky kuvend krijoj qeverine e kimzes.

KUVENDI NDERKRAHINOR PER PAVARSI, I MBAJTUR NE FANE TE MIRDITES ME DT.26.4.1911, KRIJOJ QEVERINE E PARE PER PAVARSINE E KOMBIT ME DT 27.11.1911 NE KIMEZ TE MIRDITES DHE I PARAPRIU KUVENDIT KOMBETARE TE VLORES TE DT.28.12.1912.

Akti i shpalljes së Pavarësisë nga anetaret e Qeverise se pare te perkohshme te krijuar ne Kimes te Mirdites

Të nënshkruarit, duke menduar si e gjithë popullsia, kombi shqiptar, si të krishterë dhe mysliman, ka të gjitha të drejtat dhe arësyet të lartësohet dhe të madhërohet si shtet i lirë dhe i pavarur, pasi kombi shqiptar kishet patur vonëse PER PAVARESI.

Ky mendim shpreh dëshirat tona prej të gjitha krahinave të vendit për ta shpallur Shqipërinë të lirë dhe të pavarur në kufijtë e vet, me historinë e vet, me gjuhën dhe kombin e vet. Të themelojmë Qeverinë e Përkohshme të Shqipërisë, duke i dhënë zotit TERENC TOCI kryesimin dhe lirinë e plotë për sa nevojitet për drejtimin e kësaj Qeverie.
Qeveria e Përkohshme do të organizojë luftën deri në çlirimin e plotë të vendit dhe formimin e Qeverisë së Përhershme dhe zgjedhjen e formës së regjimit: republikë ose mbretëri, si dhe organizimin e të gjitha punëve të vendit.


Çdo punë e keqe, e paarësyeshme që mund të bëhet kundra qeveritarëve të Qeverisë së Përkohshme dhe të huajve që do të vijnë, do të ndëshkohet me dënim me vdekje.
Selia e Qeverisë së Përkohshme si fillim do të jetë në Kimëz.
27.4.1911

EMRAT E ANETARVE TE QEVERISE SE PERKOHSHME PER PAVARSI QE U KRIJU NE KULLEN E ZEF NDOJES, NE KIMEZ TE MIRDITES,TE CILET VENDOSEN GISHTIN OSE VULEN NE AKTIN E SHPALLJES SE PAVARSISE ME 27.11.1911
JANE
1 Dedë Frroku, flamurtar i Kushneshit
2 Prengë Tuc Doda prej parisë së Fanit
3.Abereshi Dr. Terenz Tocci (nënshkrim)

4 Ndue Perdeda, prej Gojani (vulë).

5 Dodë Bardhoku, flamurtar i Kthellës (vulë).

6 Kolë Marka Kola, prej Kapedanëve (gisht).

7 Prengë Marka Prenga ,flamurtar i Oroshit (gisht)

8 Ndue Frrok Deda (gisht)

9 Marash Nika, flamurtar i Shalës (vulë).

10 Gjelosh Kola ,flamurtar i Shoshit (vulë).

11 Pren Uka, flamurtar i Berishës (vulë).

12 Frrok Kola, flamurtar i Thaçit (vulë).

13 Sadri Luka, krye në Theth (vulë).

14 Gjon Difi, krye i Mërturit "me të majtën", për flamurtarin e Mërturit (gisht).

15 Mark Sokoli, për flamurtarin e Nikajve (gisht).

16 Qerim Ndou në vend të flamurtarit të Toplanës (gisht).

17 Prelë Tuli i Mërturit (gisht).

18 Ndue Marka Llesh Kola prej Xhuxhës së Fanit, vë gisht për të kapedani Kolë Marka Kola.

19 Kolë Marka Kola (gisht).

20 Zef Ndoj prej Kimzës së flamurit të Spaçit (gisht).

21 Ndue Ndrec Lazri i Korthpulës së flamurit Dibrrit (gisht)

22 Ndue Gjon Ndoci prej Kushneni, vë gisht për të Ndue Për Deden.

23- Gega i Filip Çunit, për Shkodrën (gisht).

24- Prengë Marka Gjeta i flamurit të Kthellës, vë gisht për të Dod Bardhok Doda.

25- Ndrec Gjegja i flamurit të Kthellës, vë gisht për të Dod Bardhoku.
 

Attachments

  • A1712FF5-8BF3-4288-A60D-F5D99A232F78.jpeg
    A1712FF5-8BF3-4288-A60D-F5D99A232F78.jpeg
    165 KB · Shikuar: 1
  • 0E8ED33C-F5B7-46B0-9A7A-3208D109066F.jpeg
    0E8ED33C-F5B7-46B0-9A7A-3208D109066F.jpeg
    147.7 KB · Shikuar: 1
  • 73D0F8E6-B5A4-4A10-B7AE-D068B2871833.jpeg
    73D0F8E6-B5A4-4A10-B7AE-D068B2871833.jpeg
    198.7 KB · Shikuar: 0
  • Pëlqej
Reactions: ...
Back
Lartë