• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Qerimaj deklaron se si e nisi karrierën në peshëngritje

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
Erkand_Qerimaj-300x300.jpg


Erkand Qerimaj është një nga peshëngritësit më të suksesshëm shqiptarë, ku me fanatizëm ka ngritur lart flamurin kuqezi në kompeticionet evropiane dhe botërore. Por si e ka nisur shkodrani karrierën në sport?

I ftuar në emisionin “Diagnozë” nga Freskida Miloti, Qerimaj deklaroi:

“Kur isha i vogël kam qënë një fëmijë shumë i lëvizshëm dhe kështu kam tentuar të bëj disa sporte. Prindërit më futën në kurse të ndryshme. Kam provuar karatenë, futbollin dhe më pas peshëngritjen, sport që u fokusova pasi e kisha me talent dhe me qejf, por asnjëherë nuk e mendoja se do të bëhesha Kampion Evrope ose Kampion Bote, apo rekordmen botërorë dhe rekordmen evropian. Thjeshtë e kisha me shumë pasion dhe dëshirë sportin dhe për të qënë më i miri aty tek palestra. Pastaj ambiciet vazhduan të rriten gradualisht që të jem më i miri në Shqipëri, pastaj pas Evropianit ëndërroja të bëhesha më i miri në botë edhe kështu me radhë. Kështu nisi rrugëtimi i sportit. Kur nisa peshëngritjen isha 9 vjeç.

“Dëshira për tu marrë me sport ishte dhe që të largohesha nga rruga duke pasur parasyshë që ato vite ishin të vështira dhe ishte mirë që të merreshim me sport. Edhe tani është mirë për tu marrë me sport, që të largojmë të rinjtë, fëmijët nga rruga.”/Ora News/
 
Back
Lartë