• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Qendra tregtare e burrave

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
Në një qytet ishte hapur një qendër tregtare ku shiteshin burra, aty çdo femër mund të shkonte për të zgjedhur një burrë sipas shijes së saj. Një ndër rregullat e shitblerjes në këtë qendër ishte edhe: Çdo femër ka vetëm një shans për të hyrë në këtë treg! Ajo duhet të zgjedhë burrin në një prej kateve ose mund të shkojë deri te kati më të epërm, mirëpo çdoherë humb të drejtën të zbresë një kat më poshtë.

Një femër paska hyrë te kjo qendër tregtare ku shiteshin burra…

Në hyrje të katit të parë shkruante: BURRAT E KËTIJ KATI JANË BESIMTARË DHE JANË TË PUNËSUAR

Në hyrje të katit të dytë shkruante: BURRAT E KËTIJ KATI JANË BESIMTARË, JANË TË PUNËSUAR DHE I DUAN FËMIJËT

Në hyrje të katit të tretë shkruante: BURRAT E KËTIJ KATI JANË BESIMTARË, JANË TË PUNËSUAR, I DUAN FËMIJËT DHE JANË SHUMË TË BUKUR.

Femra mendoi: Woow, nejse do të shkoj më lart. Vazhdoi të ngjitet që të arrijë në katin e katër ku shkruante: BURRAT E KËTIJ KATI JANË BESIMTARË, JANË TË PUNËSUAR, I DUAN FËMIJËT, JANË SHUMË TË BUKUR DHE U NDIHMOJNË BASHKËSHORTEVE NË PUNËT E SHTËPISË. Ajo u mahnit ndëra zemra i rrihte me shpejtësi: “O Zot, nuk mund të mos pranoj, do ta blej në këtë kat!”… Por, sërish vendosi të ngjitet më lart…

Në hyrje të katit të pestë shkruante: BURRAT E KËTIJ KATI JANË BESIMTARË, JANË TË PUNËSUAR, I DUAN FËMIJËT, JANË SHUMË TË BUKUR, JANË SHUMË ROMANTIKË DHE VAZHDIMISHT SHPREHIN FJALË DASHURIE. Femra gati se hyri në këtë kat, por vendosi të ngjitet më lart.

Në hyrjen e katit të gjashtë shkruante: Ti je vizitorja numër 4 363 012 Në këtë kat nuk shesim burra. Sepse ky kat u ndërtua veçanërisht për të argumentuar se gratë nuk mund t’i kënaqësh. Faleminderit për shopingun te qendra tregtare e burrave. Kujdes shkallëve teposhtë ndërsa ne të dëshirojmë një ditë të lumtur.
 
Sa shpejt e lexove @Nina :lolx:
 
Po se edhe burrat ngjiten kshtu lart e me lart e ne fund asgje :p

Pse a deshte me kap naj moll nfillim a, ku i rras durt kush tmun tu kalu rruges 😜
sa ma nalt ma e pjekt hmmm
 
Back
Lartë