Muharrem Xhafa
Shqiptarët, qofshin edhe më “budallenjtë” që merren me politikë, si presidenti Meta, kryeministri Rama, kryeopozitari Basha, ose “gomerë” të tjerë, e dinë se çështja e Qemal Stafës është çështje e luftës midis fashizmit dhe komunizmit! Kjo është lehtësisht e kuptueshme pas gjithë kësaj zhurme që po bëhet. Qemal Stafa nuk ka nevojë për mbrojtjen e askujt. 21 vjeçari idealist e ka shkruar me gjak historinë dhe pavdekësinë e tij. Është për të ardhur keq që emri i Qemalit po përdoret si pretekst për të goditur Enverin dhe Luftën Antifashiste. Ky është thelbi i gjithë zhurmës që po bëhet nëse duhet lënë apo duhet hequr emri i Qemalit nga stadiumi i ri i futbollit. Nuk është thjesht puna e emrit. Asnjë akt zyrtar, qoftë fashist a pluralist, nuk ka forcë të shkulë nga ndërgjegjja e shqiptarëve emrin e Qemal Stafës!
Është çështje qëndrimi ndaj një epoke. Në këtë shkrim do të argumentoj këtë bindje që kam.
1.
Edhe pse nuk jam historian i mirëfilltë, i ndjek me vëmendje artikujt e shtypit e debatet në televizion të historianëve patriotë e seriozë për LANÇ-in e vlerat e saj. Jemi në 75-vjetorin e çlirimit të atdheut nga pushtuesit fashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre ballisto-zogistë dhe e konsideroj më se normale që të flitet, të nderohet dhe të thuhet botërisht e vërteta për atë luftë dhe protagonistët e saj. Gjithnjë, bazuar në dokumente e në logjikën shkencore historike, do të jem në anën e historianëve, të cilët hedhin poshtë shtrembërimet e “historianëve” servilë e profashistë, të cilët, deri para 1990-s, flisnin, botonin e shkruanin në mbështetje të LANÇ-it, ndërsa, pas ’90-ës,”dallëndyshe, ktheje ndryshe”! Pra, unë ua drejtoj këtë shkrim, jo “historianëve” ballistë e kolaboracionistë, po historianëve atdhetarë, për dy arsye kryesore: Së pari, sepse “historianëve” ballistë e sivëllezërve të tyre, u është çjerrë maska, çka do të thellohet më tej përgjatë vitit jubilar të 75 vjetorit të çlirimit te atdheut; dhe, së dyti, që, edhe pse me emër të mirë, disa historianë u shmangen çështjeve themelore, “tërhiqen” në qëndrime pragmatiste dhe nuk tregohen konsekuentë, mbasi s’duan ta “prishin” as me ballisto – zogistët e as me pushtetin e aktual që ka dalë hapur në mbrojtje të bashkëpunëtorëve të fashizmit. Një gabim i madh!
2.
Po do të ishte jo e drejtë e jo etike të mos thuhet se historianët tanë antifashistë i çmojnë LANÇ-in e vlerat e saj, ndryshe nga “historianët” ballistë e profashistë, të cilët mbrojnë “bëmat” e pushtuesve të huaj e të bashkëpunëtorëve të tyre dhe LANÇ-in e cilësojnë “luftë civile”, “të gabuar”, “një e keqe që solli komunistët në pushtet” etj., etj.. Po, për fat të keq, ka edhe historianë që flasin e botojnë libra me interes për LANÇ-in e vlerat e saj, po i lejojnë vetes të mos përmendin Enver Hoxhën e rolin e tij si Komandanti i Përgjithshëm dhe Udhëheqësi politik i LANÇ-it ose e përmendin për keq! Ndokush i vë në dukje edhe ndonjë meritë a vlerë të dorës se tretë!
Siç thashë në fillim, duke mos qenë historian i mirëfilltë, mund të mos jem i saktë, po mendoj që të gjithë antifashistët e vërtetë duhet t’u thonë historianëve antifashistë se qëndrimet pragmatiste, më së pari, u bëjnë dëm vetë atyre! Njëherësh, u duhet thënë me dashamirësi e për çështje konkrete (disa po i them unë më poshtë) se është në të mirë të tyre të pozicionohen qartë.
3.
A do të ishte kurorëzuar LANÇ-i me fitoren mbi pushtuesit e huaj nazifashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre vendës, pa Komandantin e Përgjithshëm e Udhëheqësin Politik të saj, Enver Hoxhën?! Po ose jo! Dhe, përse kjo nuk thuhet troç?! Dikush mund të thotë se është e “nënkuptuar”, por kjo është një përgjigje e trashë, prej frikacakësh!
A do të ishte rreshtuar Shqipëria me e në Frontin Antifashist Botëror, përkrah fuqive të mëdha : SHBA, BS e Anglisë, pa Enver Hoxhën? Po ose jo! Dhe, përse as kjo nuk thuhet?!
Pse vetëm thuhet që vendi ynë (Shqipëria) u rreshtua në krahun e duhur me e në Koalicionin e Madh Antifashist Botëror, ndërsa Enver Hoxha, Udhëheqësi Politik e Ushtarak i LANÇ-it as përmendet?! A do të bëhej një gjë kaq madhore pa pyetur Udhëheqësin Politik e Komandantin e Përgjithshëm të LANÇ-it?! Kurrë! Dhe sikur një tjetër të kishte qenë udhëheqësi Politik e Ushtarak i LANÇ-it, kurrë nuk do të ndodhte qê Shqipëria të rreshtohej ose jo me kampin e fitimtarêve, pa e pyetur atë!
Po që vendi ynë, a do tê kishte pësuar fatin e Bullgarisë, Austrisë etj., që u rreshtuan (dhe u dënuan për këtë) me forcat e boshtit fashist Romê, Berlin, Tokio?! Me siguri! Historianët e njohin bukur dhe e dinë mirë se Kryeministri i Republikës Popullore të Shqipërisë, Enver Hoxha, deklaroi në Konferencën e Paqes të Parisit (1946), se kam ardhur këtu, jo për të dhënë, po për të kërkuar llogari…..! Pse nuk e thonë këtë historianët tanë patriotë?! Pse nuk thonë se nuk ndodhi ashtu me Shqipërinë, sepse në krye të LANÇ-it ishte një Komandant e Udhëheqës komunist i madh, Enver Hoxha.
Duke pohuar se është një shans i mirë për popullin tonë, që ka historianë të vërtetë antifashistë për të thënë me guxim të vërtetën historike, nuk mund të mos u rikujtojmë se Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare e tij, nuk do të kishte vlera antifashiste të spikatura pa Komandantin e vet të Përgjithshëm, Enver Hoxhën dhe pa PKSH-së dhe se LANÇ-i e Enver Hoxha nuk mund të ndahen! Jo, jo, ato nuk mund të ndahen! Se dëgjojmë të thuhet e të shkruhet me të drejtë e me zë të lartë që antifashizmi shqiptar përbën një vlerë të njohur botërisht! Krejt e saktê! Po Komandanti i Përgjithshëm i LANÇ-it, a nuk paska në këtë vlerë të madhe asnjë meritë?! Pse kjo frikë për të thënë meritat e vlerat e një Komandanti të Përgjithshëm tê shquar, Enver Hoxhës? Pse fliten e thuhen vetëm meritat e vlerat e LANÇ-it pa Komandantin e saj?!
Historianêt e dinë se historia nuk të fal! Se ajo ka një kriter kryesor të shenjtë : Të vërtetën historike! Që duhet të thuhet në kohën ku e kur ajo ka ndodhur dhe jo ku e kur i vjen për “hosh” historianit! Është shans i mirë që, në vendin tonë, jetojnë akoma veteranët çlirimtarë, pjesëmarrës të LANÇ-it, fjala e të cilëve duhet të merret fort në konsideratë! Kush është historian patriot, ai nuk ka arsye të trembet për të deklaruar të vërtet të deklaruar të vërtetën, se borgjezia s’ka më shumë fuqi se t’i marrë jetën!
Përbën mungesë guximi e dinjiteti për historianët antifashistë, të cilët, përforcoj, për ta mbajtur mirë edhe me pushtetin borgjez e edhe me ballistët, thonë e shkruajnë se LANÇ-i duhet ndarë e trajtuar e ndarë nga Komandanti i saj i Përgjithshëm, Enver Hoxha! Ky është një banalitet! Po kështu është mungesë guximi e dinjiteti kur thuhet se duhet ndarë e duhet trajtuar e ndarë edhe natyra e popullit shqiptar dhe ajo e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare nga natyra e Udhëheqësit, e Enver Hoxhës dhe e Partisë Komuniste, gjoja se ato nuk qenkan e njëjta gjë! Sa e turpshme! Po a mund të ndodhë kjo?! Një historian frikacak e servil mund ta bëjë në letër, në kartë, po kurrë në jetë! Se LANÇ-i ose është një luftë e drejtë dhe shpëtimtare për vendin (dhe është) ose nuk është e tillë, bashkë me Komandantin e saj të Përgjithshëm, Enver Hoxhën e me PKSH-së! S’është dëgjuar e as shkruar gjëkundi që lufta antifashiste e SHBA, e BS, e Anglisë të jetë ndarë (pavarësisht se çfarë ka ndodhur) nga Komandantët e Përgjithshëm, që i kanë udhëhequr! Ky turp ka 30 vjet që ndodh hapur në Shqipërinë borgjeze! Pra, duhet të guxohet e të thuhet e vërteta dhe mos të futet koka në rërë si struci, se prapanica mbetet jashtë dhe tallet bota!
Për të ardhur keq është që kundër LANÇ-it flasin e shkruajnë historianë (palo) shqiptarë, ndërsa një gjë të tillë nuk e bëjnë (u lumtë) historianët seriozë të vendeve të botës antifashiste! Madje, duhet që historianët shqiptarë antifashistë tê kërkojnë me argumente e fakte historike që dhe PS-ja të shprehet qartê e publikisht për vete e për kryeministrin e vendit e kryetarin e saj, Edi Ramën! Se në gjithë hapësirën shqiptare e më tej pyesin : A është Edi Rama antifashist e në shërbim të antifashizmit apo është vënë hapur e fshehur me vullnetin e tij në shërbim të ballistëve e neonazifashistëve?!A duhej që Edi Rama të lejonte dekorimin e rehabilitimin e ballisto-fashistëve me kryeballistin Mithat Frashërin në krye?! Ja pse u themi deputetëve guximtarë të PS-se që të mos presin që zoti Rama të ndërpresë fondet e të largojë Tufën e tufët nga drejtimi i Institutit të Zi! PS-ja duhet të thotë hapur, a është me LANÇ-in apo është me ballistët, me kolaboracionizmin e nazifashizmin?
Kam lexuar në shtyp të shkruhet për Konferencën e Pezës nga njerëz që mbahen për të mençur, të cilët nuk guxojnë të shkruajnë të vërtetën e asaj Konference historike, dmth kush e ideoi, e thirri dhe e organizoi atë Konferencë, që hodhi themelet e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar dhe të pushtetit popullor! Ata nuk tremben të shkruajnë se në Konferencën e Pezës, më 16 shtator 1942, morën pjese edhe Haxhi Lleshi, Mustafa Xhani (Baba Faja), Myslim Peza etj., po nuk kanë guxim të thonë se atë Mbledhje Historike Kombëtare e ideoi, e thirri dhe e organizoi Enver Hoxha me PKSH-së! Ja pse e kemi thênë dhe e themi nê mënyrë të përsëritur që PS-ja e “trimat” e saj duhet tê çlirohen nga kompleksi i frikës së ballistêve e kolaboracionistëve!”
5.
Askush me “dy pará mend në kokë” nuk mund të thotë se historia nuk rishkruhet. Se ajo shkruhet e rishkruhet, por jo sipas qejfit, po në bazë të fakteve, dokumenteve e të vërtetave historike, që zbulohen dhe mbështetur në kritere shkencore e logjikë historike të vërtetë! Në çdo rast, kur mund të ndërmerret një veprim i tillë, sepse është i nevojshëm, ai as nuk rrëzon e as nuk përmbys vlerat e përgjithshme të arritura, përkundrazi i pasuron e i saktëson ato! Për më tepër që historia, cilado qoftë, e LANÇ-it dhe Enverit sot, e dikur më parë e Ilirëve, e Skënderbeut etj., ajo nuk mund të vlerësohet e të gjykohet nga pozitat e sotme!
Po bëhen 75 vjet nga çlirimi i vendit udhëhequr nga Enver Hoxha – Komandant i Përgjithshëm dhe udhëheqës i PKSH-së, ndaj për LANÇ-in duhet të flasin faktet, fitimtarët, jo politika antikombëtare e borgjezisë dhe vullneti kriminal i bashkëpunëtorëve të fashizmit!
6.
Populli bën historinë, por e shkruajnë historianët e vërtetë, bijtë e tij, nisur, jo nga formimi politik i tyre : komunist, ballist, pëdëist, socialist etj, po nga e vërteta historike! Se historia e një vendi, përfshirë LANÇ-in heroik, nuk ndryshon, po pasurohet me konkluzione historike, që i zbulojnë historianët seriozë e atdhetarê, jo humbësit, jo pinjollët e neonazifashistëve, jo horrat e agjenturave të huaja antikomuniste!
Përforcoj se faktet e ngjarjet historike vlerësohen e gjykohen kur e ku ato kanê ndodhur dhe jo si do politika, e cila nuk mund të sundojë mbi historinë, sepse është historia ajo që ndriçon mendjen, e bën politikën të flasë qartë për çështjet që i përkasin historisë! Në asnjë rast e në asnjë regjim, faktet historike nuk mund të vlerësohen jashtë kohës e hapësirës kur kanë ndodhur, as sipas interesave të çastit! Jo e jo “mbështetur” në të dhëna ose “dokumente” të sajuara e të qepura keq për tê justifikuar një qëllim të caktuar të lig të politikës së ditës!
7.
Historianët e vërtetë e dinë mirë se komunizmi nuk ka bërë krime dhe se krime ka bërë borgjezia, kapitalizmi! Po kështu, ata e dinë mirë se Rezoluta e Asamblesë së Këshillit të Përgjithshëm të Europës as nuk e ka zënë nê gojë Shqipërinë për krime tê komunizmit. Kjo, jo për hatër, po sepse në vendin tonë nuk ka pasur kurrfarë krimesh të komunizmit. Nëse bëhet fjalë për gabime, kjo është një tjetër çështje! S’dua të merrem më me Agron Tufën e palohistorianët rrotull tij, sepse çështja e tij e zezë është bërë e qartë për popullin shqiptar antifashist, po më vjen së brendshmi të të them se edhe historianë jo ballistë (aq sa janë) duan ta mbanë mirë me “lobin” ballisto-fashist” në gjirin e PS, ndaj u bëjnë fresk pushtet
arëve ballistë dhe qeverive me prirje fashiste, nisur nga interesa se “kushedi çfarë ndodh nesër”! Historiani i vërtetë mbetet besnik i historisë, pavarësisht nga ndërrimi i regjimeve qeverisëse!
Në 75 vjetorin e çlirimit të atdheut u përket historianëve atdhetarë e antifashistë dhe çlirimtarëve tê gjallë të jenë në ballin e parë të ndeshjes me shtrembërimet e ballistëve e të reaksionit të vjetër e të sotëm! Populli, veteranët, pasardhësit e tyre, brezi i ri antifashist, pavarësisht regjimit borgjez kriminal, nuk do t’ia “falin” LANÇ-in Mit’hat Frashërit e përfaqësuesve të tij!
LANÇ-i i bën nder Kombit Shqiptar!