Më 6 korrik 1943, në Gosë të Kavajës u ekzekutuan Margarita dhe Kristaq Tutulani, 18 dhe 22 vjeç, motër dhe vëlla, si dhe luftëtarë të rezistencës antifashiste. Ata rrethohen dhe më vonë arrestohen në lagjen Mangalem të Beratit më 4korrik dhe, pas dy ditësh tortura intensive nga shërbimi sekret fashist SIM, rriten në krah të njëri-tjetrit dhe ekspozohen për motive terrori buzë rrugës nacionale.
Të rritur në një familje qytetare me tradita patriotike, Kristaqi dhe Margarita braktisën studimet për drejtësi në Universitetin e Firences dhe u kthyen në Berat, ku punuan për përgatitjen e rezistencës. Më 28 nëntor të vitit 1942 qindra qytetarë të Beratit manifestuan kundër pushtimit fashist të Shqipërisë. Margarita u shfaq publikisht në krye të demonstratës duke mbajtur një fjalim të zjarrtë, çka e shpalli atë dhe të vëllain në kërkim e për pasojë kaluan në ilegalitet.
Në letërkëmbimet e shumta me natyrë intelektuale të Margarita dhe Kristaq Tutulanit, ia vlen të sjellim një fragment ku Margarita shpjegon se si e kupton ajo atdheun: “Vëllai më pyet se ç’është atdheu. Unë i them që atdheu është vendi ynë, i gjyshërve tanë. Por që të kesh një atdhe, duhet që të jesh i lirë”. Ky është edhe mesazhi i madh që përcjellin për të gjitha gjeneratat këta dy martirë të idesë së çlirimit, se atdheu merr kuptim vetëm kur është i lirë, me njerëz të lirë, në betejat për liri. Pra, se liria është dhe duhet të jetë në çdo çast atdheu ynë.
e.ll./dita