
Të shumtë janë zërat që hedhin dyshime mbi ndikimin e drejtpërdrejtë në Kupën e Botës. Rusia është kualifikuar në çerekfinale dhe flitet se Putin ka meritën e tij për këtë kualifikim.
Gjithsesi, trajneri i Rusisë, Stanislav Çerçesov, ka deklaruar se interesimi i presidentit është i kënaqshëm dhe lojtarët ndihen mirë.
Ai ka bërë të ditur se ky i fundit është në kontakt të vazhdueshëm me ekipin.
Çerçesov shprehet:
Vladimir Vladimiroviç Putin telefonoi para ndeshjes me spanjollët, para penalltive dhe pas tyre. Mbështetja e personit të parë të shtetit është shumë e këndshme”.
Putin nuk ishte i pranishëm në stadium kundër Spanjës, por autoritete shtetërore bënë të ditur se presidenti kishte telefonuar ekipin menjëherë pas ndeshjes.
The post Putin po ndikon në Botëror? Trajneri Rusisë tregon telefonatën me presidentin appeared first on Lajmi i Fundit.