Forcat ajrore të Vladimir Putin pritet të testojnë në gusht avionin e tyre supersonik Tu-22M3M, që do të pajiset me raketat vdekjeprurëse të gjeneratës së re.
Modernizimi i modelit Tupolev Tu-22M3 do të thotë që bombarduesi mund të manovrohet 8 herë më lehtë, shumë më i shpejtë dhe do të lëshojë raketa me një precizion si asnjëherë më parë.
E ky avancim teknologjik i Rusisë së Vladimir Putin vjen në një kohë kur marrëdhëniet me Perëndimin janë në nivelin më të ulët që prej Luftës së Ftohtë Botërore.