• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Pule me Salce Limoni te pjekur

...

Kontributor
LV
0
 
Pule me Salce Limoni te pjekur


Perberesit:
  • 3 limona te prere ne thela te holla (ajo perdor dy po une i ha shume limonet ndaj sa me shume aq me mire).
  • 4 gjokse pule pa lekure dhe pa kocka (s'po e gjeja ne shqip kete)
  • 3 luge gjelle me capers, pa uje (ai acidi qe kane ne kavanoz dhe limonet e bejne pak si shume te tharte, perseri une e kam qejf ashtu po jo gjithe njerzit e pelqejne)
  • 1 gote me leng pule
  • majdanoz i prere holle
  • pak miell
  • vaj ulliri
  • kripe & piper
  • kerpudha
  • asparagus
  • risotto
Përgatitja:
Fillimisht vendosen kerpudhat; asparagus dhe limonet e prere holle ne nje tave. Sperkaten me pak vaj ulliri, piper e kripe dhe vendosen ne furre per 20 min (ose derisa lekura e limoneve te filloje te skuqet). Eshte menyre e thjeshte per ti pergatitur keto perberesa dhe me sa kam pare dhe ata qe nuk para i kane qejf asparagus apo kerpudhat, i pelqejne shume kur jane gatuar ne kete menyre.

Ne nje tigan, hidhni pak vaj ulliri dhe vendosni gjokset e pules, te lyera lehte me miell, piper dhe kripe. Pasi keto te jene skuqur nga te dyja anet nga pak, shtoni lengun e pules, limonet e pjekur, capers, kerpudhat dhe majdanozin dhe lerini te marrin vale ne zjarr te ngadalte. Une gjithashtu i shtoj pak vere te bardhe, i jep arome dhe shije te mire pules.

Ne nje tigan tjeter hidhni vaj ulliri sa te lyhet siperfaqja e tiganit dhe 'kaurdisni' risotton. Mbulojeni me leng pule dhe lerini te zieje ne zjarr te ngadalte derisa ta pije gjithe lengun. Trazojeni here pas here qe te mos behet si pilaf i thate. Risotto ka shume menyra si mund te gatuhet, por kjo eshte me e thjeshta duke qene se ne kete rast eshte vetem nje perberes i pjates. Sakonisht permasat i shikoj me sy per risotton.

Receta eshte shume e lehte per tu pergatitur dhe secili mund te heqe apo shtoje perberes sipas shijes personale.
 
e di sa per te qeshur me vjen kur i lexoj kto gjera
jo se sdini ti beni
por te rralla jane ato femra qe sot gatuajne
nese jane 45 e larte po dhe mund te gatuajne
po kur lexoj ca femra te vogla qe sdijne me zi nji kokerr veze qe na japin leksion
thjesht nga 1 copy paste.............
 
Back
Lartë