• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Pulë me Kos dhe Hudhra

...

Kontributor
LV
0
 

Pulë me Kos dhe Hudhra​



pula-750x500.jpg

Foto: Flickr

Problemi që shihet më shumë kur mishi i pulës gatuhet në furrë, është se bëhet shumë i thatë.
AgroWeb.org ju sjellë recetën e pulës me kos dhe hudhra, e cila përgatitet në shumë pak minuta dhe krijon një pjatë të mrekullueshme.
Kjo do të jetë një recetë që do t’ju mahnisë, mishi qëndron i butë e plot lëng, por gjithashtu ka një shije perfekte nga erëzat e përdorura.

Përbërësit për 4-5 persona

Një pulë mesatare
2 gota me kos
6-8 thelpinj hudhër
2-3 lugë gjelle me vaj ulliri
Kripë
Piper
Majdanoz i grirë

Përgatitja e recetës:

Pulën lajeni me ujë të bollshëm, pasi ta keni pastruar, ndajeni në disa copa. Pasi t’i keni kulluar, vendosini në një pjatë dhe spërkatni me pak kripë.

Në një tas hedhim kosin, pak kripë e piper sipas dëshirës, dhe i përziejmë në mënyrë që të formojnë një masë të njëtrajtshme.

AgroWeb.org ju këshillon që në rast se përdorni kos të përgatitur në shtëpi, duhet t’i kulloni lëngun që lëshon vetë kosi. Kjo recetë mund të bëhet me çdo lloj kosi, por më ideali është ai i deles, pasi është dhe më kremoz.

Pasi e kemi përgatitur kosin, kalojmë aty copat e mishit të pulës dhe i përziejmë me një lugë druri.
Në një tavë qelqi ose balte, hedhim vajin e ullirit dhe mundohemi që ta përhapim në të gjithë sipërfaqen e saj. Më pas qërojmë hudhrat dhe mjafton t’i ndajmë në gjysmë.

Masën me kosin dhe mishin e pulës e kalojmë në tavë, aty shtojmë dhe hudhrat e prera.

E vendosim për t’u pjekur në furrë të parangrohur me 220 gradë celsius, përreth 40 minuta, ose derisa mishi i pulës të jetë pjekur plotësisht.

Nëse dëshironi t’i forconi shijen kësaj recete mund t’i shtoni dhe disa feta limoni pasi kanë kaluar 20 minuta nga pjekja.

AgroWeb.org ju sugjeron që kur mishi i pulës të ketë marrë një ngjyrë të artë, ta kthejmë nga ana tjetër, kështu do të piqet uniform.

Para se ta servirni në tryezën tuaj, hidhini sipër majdanozin e freskët, të cilin e keni grirë imët, dhe përgatituni për një shije unike.

Mund të shoqërohet me bukë të thekur apo me sallatë perimesh të stinës për një vakt sa më të lehtë.


./AgroWeb.org
 
Tav kosi pa oriz behet mesa di, edhe me pule. Dmth fiks si kjo apo jo @HIM ?
Ska hudhra tava kosit.
Do nje dore oriz sa per ta mbledh,kurse per mishin mund te behet dhe me mish pule ska prb.
Un prsh se kam qef me mish qingji.
 
Ska hudhra tava kosit.
Do nje dore oriz sa per ta mbledh,kurse per mishin mund te behet dhe me mish pule ska prb.
Un prsh se kam qef me mish qingji.
Sdikem gje pra un ?
Njeher qe e kam bere e kam bere si ajo siper qe ka shkru hera
 
Sdikem gje pra un ?
Njeher qe e kam bere e kam bere si ajo siper qe ka shkru hera
Kos per kos eshte po he ?
 
Back
Lartë