• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Psikologët shpjegojnë, si të ruani qetësinë gjatë një debati

...

Kontributor
LV
0
 
Psikologët shpjegojnë, si të ruani qetësinë gjatë një debati

Civil-Debate.jpg

Debatet dhe konfliktet janë pjesë e pashmangshme e jetëve tona të përditshme. Pavarësisht sa mund të përpiqeni të qëndroni të qetë, të paktën një herë në jetë do ta humbni temperamentin.

Sidoqoftë, shumica e njerëzve janë të paaftë t’i kontrollojnë emocionet e tyre gjatë një fjalosje, prandaj nëse jeni në mesin e këtyre personave, është mirë t’i dëgjoni këshillat e mëposhtme nga psikologët:

* Dëgjoni

Kur njerëzit ndihen se tjerët nuk janë duke i dëgjuar, ata shpeshherë iniciojnë argumentime apo ndonjë lloj konflikti. Gjithashtu, një fjalosje asnjëherë nuk mund të sqarohet pa dëgjimin aktiv. Kësisoj, sigurohuni se jeni duke e dëgjuar personin tjetër, transmeton Telegrafi.

* Bëni pyetje

Bëni pyetje të hapura sepse është esenciale për zgjidhjen e konfliktit. Bërja e pyetjeve shërben si indikator se jeni duke e dëgjuar personin tjetër. Dhe, në vend se të bëni pyetje të llojit “Po” apo “Jo”, përpiquni të bëni pyetje që fillojnë me “çfarë”, “Përse” dhe “Si”.

* Mos e ngritni zërin

Ngritja e zërit është mënyra më e lehtë për ta filluar apo eskaluar një konflikt. Në anën tjetër, mbajtja e qetësisë është esenciale për zgjidhjen e konfliktit.

* Pajtohuni që nuk po pajtoheni…

Nuk mund të prisni që çdo fjalosje të përfundojë në atë mënyrë që dy palët të jenë të lumtura. Prandaj, esenca është që nëse nuk mund ta bindni njëri-tjetrin për diçka, të paktën pajtohuni se nuk jeni duke u pajtuar për diçka dhe kësisoj zgjidhet argumentimi! /Telegrafi/

Telegrafi​

 
E para dhe e dyta rehat
Të tretën çik vështir me thën të drejtën për tmos thën e pamundur ?
 
Back
Lartë