• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Pse është i vështirë sinqeriteti?

Zeus

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
"Sepse asgjë nuk është më e komplikuar se sinqeriteti. Të gjithë ne shtiremi në mënyrë spontane, jo aq para të tjerëve sesa përballë vetes; ne gjithmonë besojmë në vetvete atë që na pëlqen të besojmë, dhe ne e shohim veten jo siç jemi në të vërtetë, por siç supozojmë se jemi sipas ndërtimit ideal që kemi bërë nga vetja."
122AEDCF-1496-4E47-80C5-E844BA74ED93.jpeg
Ky është përshkrimi Luigi Pirandello, shkrimtar, poet, dramaturg që bën në romanin e tij "La realtà del sogno" (Realiteti i ëndrrës)

Sa e gjeni vetën në këta pak rreshta përshkrim në lidhje me sinqeritetin tuaj..??
Apo jeni të sinqertë të mirëfilltë dhe të drejtëpërdrejtë ??
 
E kam një parim të vetëshpikur: nëse gjithmonë e thua të vërtetën, nuk duhet të mbash shënime!

Pastaj sa i sinqertë është vetë sinqeriteti? Në të dyja rastet, si e vërteta poashtu edhe sinqeriteti janë relativeqë në fakt duhej të ishin absolute.
Nëse ne neglizhojmë të vërtetën se kush jemi dhe kënaqemi me idelin e asaj që na pëlqen të jemi, do mbeteshim kopje e vetëvetes. Nuk do ndryshonim apo të riteshim me kohën. Ndaj, besoj se sinqeriteti se kush jemi dhe dëshira të arijmë atje se si duam të jemi, është ajo që quajm evolim i personalitetit.

Personalisht jam origjinali i vetes, pa e përjashtuar evolimin tranzicional.
 
"Sepse asgjë nuk është më e komplikuar se sinqeriteti. Të gjithë ne shtiremi në mënyrë spontane, jo aq para të tjerëve sesa përballë vetes; ne gjithmonë besojmë në vetvete atë që na pëlqen të besojmë, dhe ne e shohim veten jo siç jemi në të vërtetë, por siç supozojmë se jemi sipas ndërtimit ideal që kemi bërë nga vetja."
View attachment 123953
Ky është përshkrimi Luigi Pirandello, shkrimtar, poet, dramaturg që bën në romanin e tij "La realtà del sogno" (Realiteti i ëndrrës)

Sa e gjeni vetën në këta pak rreshta përshkrim në lidhje me sinqeritetin tuaj..??
Apo jeni të sinqertë të mirëfilltë dhe të drejtëpërdrejtë ??
Un njoh dike,(vajze) qe realisht me habit me sinqeritetin e saj.
Por, me pelqen ne nje lloj feje qe s'di as vet si me ja thon!
 
E pa mundur mos më tërheqin temat e tua plot kuptim. Ndihem keq kur më ik ndonjë temë pa e lexuar ?
Sepse ti më njeh me kohë, ndaj. E njeh stilin e komunikimit dhe mesazhin që përcjellin temat..:)
Opss, thashë akoma një tjetër gjë të sinqertë ? ?
 
Sinqeriteti eshte virtyt i budallait!
Thenja e koheve moderne!
Por sinqeriteti ka humbur tek cdo njeri!
Eshte bere si ajo rroba qe veshim cdo dite!
Qe askush mos shohe lakuriqesin tone!
Fshihemi pas genjeshtres sepse na ben te ndihemi me te sigurt!
Por harrojme se lakuriqesia duket me shume ne ate petke ironie qe ne veshim!
 
Them se nuk ja vlen, perderisa nuk te jep rendesi.
Jepi rendesi me shume vetes
?
Gjithkush, rendesine e kupton vetem nepermjet fjaleve te te tjereve ?
Duhet t them fpm tani. M bure ne siklet e me fute ne borxh.
Lene edhe ti ate qe ke.
Tpakten te ta shperblej ne te njejten monedhe?
 
Gjithkush, rendesine e kupton vetem nepermjet fjaleve te te tjereve ?
Duhet t them fpm tani. M bure ne siklet e me fute ne borxh.
Lene edhe ti ate qe ke.
Tpakten te ta shperblej ne te njejten monedhe?
Une thashe mendimin tim ne baze te asaj qe shkruajte, ndersa une s' jam ankuar!
 
Back
Lartë