• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Protesta e pedagogëve vazhdon, të hënën kur nis viti akademik do mblidhen në oborret e fakulteteve

...

Kontributor
LV
0
 

Protesta e pedagogëve vazhdon, të hënën kur nis viti akademik do mblidhen në oborret e fakulteteve​


petagoget.jpg



Lëvizja e profesoratit për dyfishimin e pagave vazhdoi në universitetin e arteve, ku pritet të kulmojë të hënën që përkon me ditën e parë të vitit akademik, pasi paralajmërohet bojkotimi i vitit të ri akademik.

“Jemi të vendosur sepse paguhemi për mbijetesë. Kërkesat tona janë jetike për zhvillimin e arsimit të lartë“, tha pedagogu.

Në 17 tetor sindikata e punonjësve të universiteteve të Shqipërisë ka planifikuar që nga ora 8 deri në orën 10 do të priten në auditore studentët e viteve të para për t’iu prezantuar e sqaruar arsyet pse po protestojnë. Më pas do i ftojnë studentët që bashkë me stafet akademike të dalin në oborret e fakulteteve për të këmbëngulur në kthimin e dinjitetit të pedagogëve dhe rritjen e cilësisë së diplomave nëpërmjet investimit në kërkimin shkencor.

“Njëlloj si në 17, do të vazhdojmë e në 18, 19, 20 çdo ditë nga ora 10 deri në 12 do protestojmë për të drejtat tona! Sepse qeveria është kokëfortë e nuk reagon por ka dhe tre ditë shanse”, tha kryetari i sindikatës.

Pedagogët nuk mjaftohen me reagimin e qeverisë për rritjen e pagës 7% të mbuluar nga buxheti i shtetit dhe 8% në varësi të të ardhurave të universitetit, ata kërkojnë 50% më shumë brenda dy viteve për të arritur të paktën nivelin e pagave të universiteteve publike në Kosovë, pasi mbajnë vendin e fundit në rajon.




Top Channel
 
Back
Lartë