• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Profesioni më “ i vetmuar”

...

Kontributor
LV
0
 

Sipas një studimi të Harvard, ky është profesioni më “ i vetmuar”​

Sipas-nje-studimi-te-Harvard-ky-eshte-profesioni-me-i-vetmuar-isnajderi.org_-3.jpg

Profesionet ligjore kryesojnë pjesën tjetër në shkallën e vetmisë sipas një sondazhi me më shumë se 1600 profesionistë amerikanë, dhe që u botua në Harvard Business Review.

Gjashtëdhjetë përqind 60% e avokatëve renditen mbi mesataren në shkallën e vetmisë, krahasuar me 57% për qind të inxhinierëve, 55 për qind të shkencëtarëve hulumtues, 51% për qind të punëtorëve të prodhimit dhe shërbimit të ushqimeve, dhe 45% për qind të punëtorëve në arsim dhe shërbime bibliotekare.

Sipas studimit, ekziston një lidhje e qartë mes arsimit të lartë dhe vetmisë. Mbajtësit e diplomës në nivelin ‘master’ duken të jenë më të vetmuarit, pasi u regjistruan se merrnin më pak mbështetje në vendin e punës sesa homologët e tyre të diplomuar me shkollë të mesme.

Mbajtësit e diplomave profesionale në drejtësi dhe mjekësi renditen sipas studimit,
– si 25% më të vetmuar se bachelorët (BSc) të disiplinave të tjera
– dhe 20% më të vetmuar se të diplomuarit me doktoraturë (PhD).

Shkalla e vetmisë, e zhvilluar nga Universiteti i Kalifornisë, Los Anxhelos, mat ndjenjat e vetmisë duke u kërkuar njerëzve të tregojnë se sa shpesh përjetojnë ndjenja të përshkruara nga 20 fraza të ndryshme, disa prej të cilave janë si më poshtë:

  • Nuk kam me kë të flas.
    • Ndjej sikur askush nuk më kupton vërtet.
    • Ndihem i lënë pas dore
    • Askush nuk më njeh mirë.
    • Ndihem i izoluar nga të tjerët.
    • Është e vështirë për mua të bëj miq.
    • Ndihem i mbyllur dhe i përjashtuar nga të tjerët
 
Back
Lartë