• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Prodhohet ora ekologjike, mbështjellësi është i punuar nga llumi i kafesë

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
1652627788344.png

Kompania gjermane ka prodhuar orën ekologjike, që e zbukurojnë materialet interesante të përpunuara.

Bëhet fjalë për kompaninë Kaffeeform që zhvilloi këtë material duke përdorur llumin e kafesë, që është marrë nga qindra kafiteri në mbarë botën, transmeton Telegrafi.

1-13.jpg


Hulumtimet shumëvjeçare dhe eksperimentet e shumta sollën te një formulë. Në këtë mënyrë është prodhuar material i përforcuar dhe shumë i qëndrueshëm, që për bazë ka llumin e kafesë dhe materialet e tjera të riciklueshme.

2-7.jpg


Ky material fillimisht u përdor për prodhimin e filxhanëve të kafesë të quajtur Weducer, që u prezantuan në janar të këtij viti. Por, tani kompania ka zgjeruar biznesin e saj edhe tek orët e dorës.

3-7.jpg


Mbështjellësit e këtyre orëve janë prodhuar nga llumi i kafesë dhe burime tjera të ripërtërishme, të bazuara në bimë dhe gjithçka është përforcuar me biopolimer. /Telegrafi/
 
Back
Lartë