• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

“Preteksi i mbylljes së shkollave shqiptare në Elbasan dhe Korçë nga qeveria turke”, çfarë shkruante L’Echo de Paris në 1910-ën

...

Kontributor
LV
0
 
lg.php

“Preteksi i mbylljes së shkollave shqiptare në Elbasan dhe Korçë nga qeveria turke”, çfarë shkruante L’Echo de Paris në 1910-ën​


Capture

lg.php



“L’Echo de Paris” ka botuar, të dielën e 11 shtatori 1910, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me pretekstin e mbylljes së shkollave shqiptare në Elbasan dhe Korçë asokohe nga qeveria turke, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbyllja e shkollave shqiptare

Image

Nga korrespondenti ynë i veçantë
Kostandinopojë, 10 shtator.
lg.php

Një vendim i rëndë sapo është marrë nga qeveria turke. Ajo urdhëroi mbylljen e shkollave shqiptare në Elbasan dhe Korçë, me pretekstin se shkronjat latine me të cilat mësohej gjuha shqipe në këto shkolla janë në kundërshtim me besimin mysliman dhe Kuranin.

Thuhet gjithashtu se shkolla të tjera shqiptare do të mbyllen. Me pak fjalë, është e sigurt se, pas ekspeditës në Shqipëri, shqiptarët nuk do të kenë më shkolla shqiptare, me plot fjalën, dhe as që do të lejohen të mësojnë gjuhën e tyre me shkronja latine.

Ne duhet ta krahasojmë këtë vendim me një tjetër të marrë, sipas gazetave të Smirnës, nga Ministria e Mësimit (Arsimit) Publik. Kjo e fundit, në fakt, ka ndaluar mësimin e gjuhës greke në shkollat turke, në vilajetin e Aïdinit.

Këtu kemi të bëjmë me një vendim thelbësisht të gabuar, sepse mënyra e vërtetë për të tërhequr jomuslimanët në shkollat turke, domethënë në ato të shtetit, është të mësosh aty gjuhët amtare të këtyre jomuslimanëve, duke ruajtur turqishten, natyrisht, si gjuhën e parë në shkollë.

Duket se, me këto vendime të gabuara, turqit duan ta bëjnë Evropën të besojë, krejt gabimisht, se ata kanë një plan sekret për të turqizuar racat e ndryshme të Perandorisë. — P./Darsiani.com





"Balkanweb"
 
E po fal Fishtes kemi sot alfabetin me germa Latine....

Ishte moment kritik i jone ne lidhje me gjuhen qe do zgjidhnim, flas per Kongresit e Manastirit

Ortodoksit shqiptare doni germa greke.

Muslimanet shqiptare donin germa arabe.

Sigurisht Fishta e dinte qe shqiptaret e pare aty e 500 vjet ma pare kane pas shkru shqipen gjithmone me germa latine, Budi, Buzuku, Bogdani, Zarishta...etj

Me mjeshtri e zgjuarsi te madhe Fishta arriti te ndjek rrugen mjeshtrave te penes dhe te zgjedh Alfabetin Latin..

Naj here pa dashje na ka pa ZOTI!
 
Back
Lartë