• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni nga kryeministri Rama

...

Kontributor
LV
0
 

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni nga kryeministri Rama​


Ursula Ne Tirane

lg.php

TIRANA​

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Tiranë ku po pritet me ceremoni nga kryeministri Rama në Pallatin e Brigadave.


Fill pas këtij takimi, presidentja e KE do të takohet me presidentin Ilir Meta në orën 10:00 në Presidencë. Ndërsa rreth orës 11:15 Ursula von der Leyen do të vizitojë një shkollë në Qerek të Krujës ku do bëhet edhe konferenca për shtyp me kryeministrin Rama.

Përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor që pritet të mbahet më 6 tetor, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të jetë në Ballkanin Perëndimor nga e marta deri të enjten, për të vizituar Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovina. Presidentja e nisi udhëtimin e saj në Tiranë, sot në mëngjes, ku u prit nga kryeministri Edi Rama dhe më pas do të pritet Presidenti Ilir Meta. Së bashku me Kryeministrin, ajo do të marrë pjesë në përurimin e shkollës ‘Korb Muça’ dhe Kopshtit ‘Europa’, e cila u rindërtua me fondet e BE -së në kuadër të programit EU4Schools pas tërmetit shkatërrues të vitit 2019.
lg.php

(BalkanWeb)





Për t’u bërë pjesë e grupit "
 
Back
Lartë