• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Presidenti rus Putin telefonon Rouhanin, paralajmëron “kaos” global

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
putin-rohani-590x350.jpg
Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi për “kaos” global gjatë një bisede telefonike me presidentin e Iranit, të fokusuar tek sulmi i së premtes mbrëma mbi Sirinë.

Një deklaratë e lëshuar nga Moska zyrtare mbi këtë bisedë tregon se shefi i Kremlinit dhe Hassan Rouhani diskutuan gjatë mbi sulmin raketor që shënjestroi një laborator shkencor dhe dy depo armësh kimike.

Ata kanë rënë dakord “se ky veprim i paligjshëm ka dëmtuar seriozisht perspektivat për një zgjidhje politike ne Siri”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump e urdhëroi mësymjen në koordinim me Francën dhe Britaninë e Madhe, si kundërpërgjigje të sulmit të supozuar kimik në fortesën rebele të Dumës, ku u vranë dhjetëra vetë.

Rusia dhe Irani e kanë ruajtur mbështetjen e tyre për Asadin pavarësisht se regjimi i tij është përfolur vazhdimisht për përdorim armësh të kësaj natyre, të cilët Moska pat deklaruar në 2013-ten se do t’i ndalojë.

Të shtunën, qeveria ruse shkoi deri aty sa të paraqesë në OKB një rezolutë që dënon forcat e koalicionit për nisjen e sulmeve të përbashkëta ajrore, e cila u rrëzua pasi nuk arriti të marrë më shumë sesa votat e Rusisë, Kinës dhe Bolivisë.

Një gazetar rus, ndërkohë që kishte shkruar mbi vdekjet e mercenarëve në Siri, vdiq në spital pas rrëzimit nga dritarja e apartamentit të tij, në katin e pestë të pallatit ku banonte.

Maxim Borodin u gjet nga fqinjët i lënduar keqas e ndërroi jetë më pas në spital. Zyrtarët lokalë thonë se nuk është gjetur ndonjë letër lamtumire. Por ndonëse ata përpiqen të tregojnë se incidenti nuk duket të ketë natyre kriminale, një mik i afërt i reporterit thotë se banesa e tij dy ditë përpara ngjarjes, ishte rrethuar nga punonjës të sigurisë./top channel
 
Back
Lartë