• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Presidenti Meta shpall krijimin e forumit “U” jam Arbëresh

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka shpallur ditën e sotme krijimin e forumit “U” jam Arbëresh”.

Presidenti Meta, duke falenderuar një sërë figurash intelektuale shqiptare për nismës, shkruan se krijimi i këtij forumi ka për qëllim të evidentojë, ruajë dhe promovojë trashëgiminë kulturore arbëreshe: gjuhën, traditat, foklorin dhe ritet fetare.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Kënaqësi e veçantë të shpallja sot krijimin e Forumit “U’ jam Arbëresh!”, një nisëm që ka për qëllim të evidentojë, ruajë dhe promovojë trashëgiminë kulturore arbëreshe: gjuhën, traditat, foklorin dhe ritet fetare, si një prioritet me rëndësi kombëtare të jashtëzakonshme dhe pasuri e çmuar, e lashtë dhe unike e trashëgimisë kulturore botërore.

Një falënderim të veçantë për angazhimin e deritanishëm në çuarjen përpara të kësaj nisme kam për profesor Nasho Jorgaqi, profesor Paskal Milo, profesor Neritan Ceka, profesor Pëllumb Xhufi, profesor Tritan Shehu, profesor Moikom Zeqo, profesor Shaban Sinani, profesorin e nderuar arbëresh Francesco Altimari, përfaqësuesit e shquar të arbëreshëve Mario Brunetti e Aldo Marino dhe shumë personalitete të tjera.

Krijimi i Forumit “U’ jam Arbëresh!” është i një rëndësie të veçantë kombëtare për vetë kontributin e jashtëzakonshëm që arbëreshët kanë dhënë në shekuj për mbijetesën e kombit tonë dhe afirmimin e tij europian.
??


meta1-5.jpg
meta0-768x512.jpg


e.ll./dita
 
Urime forumit Arberesh ... por zhgenjim total.. qe pranojne e merren me nje president gomar si puna e k’tij . ?‍♀️
 
Back
Lartë